top of page

KËRKOJMË NJË FLAMUR SHQIPTAR...!


(Zeri i Rinise, 26 Qershor 1991)

Shkonim në Rumani, në një Festival Folklorik Ndërkombëtar për rininë dhe studentët... Veç të tjerash, na duhej edhe flamuri ynë kombëtar. Do të zhvilloheshin ceremonitë e rastit dhe flamuri duhej të printe, si gjithnjë. Në zyrat e KQ të BRPSH-së nuk gjetëm dot një të tillë. Ku do ta marrim tjetër?, tha instruktori i rinisë. Pyetja na u duk më kot e shqetësuar. Nuk gjen dot flamur shqiptar?! Në Shqipëri..?! Mos duhet kërkuar një Marigo Pozio e 1912?! Instruktori bëri të tijën: Shkoi në Presidiumin e Kuvendit Popullor, por flamurët i kishin transportuar për te Akademia e Shkencave! Në Kryeministri i thanë se kur kanë ndonjë pritje, flamurin e marrin në Ministrinë e Jashtme (Një flamur i madh i papërshtatshëm për grupin tonë folklorik, ndodhej te zyra e kryeministrit) Qenkej porositur një numër flamujsh te “Ndërmarrja artistike Migjeni”, por ende nuk i kishin prodhuar. Shefat e administratave ngrinin supet. Pastaj rekomandonin ku mund të gjendej një flamur: Në KQ të PPSH, por as aty nuk kishte mbetur gjë. “Kemi vetëm nga ata flamurët e gjatë, që varen në ditë festash në dritaret e Institucionit”(!) Pse nuk shkoni një herë te Pallati i Kongreseve?... Tjetër: Te Pallati i pionierëve. Aty na adresojnë të Irma Libohova (?!) Te këngëtarja …për flamuj?! Mos u çuditni, i kanë dhuruar një ... flamur të mrekullueshëm kosovarët e Zvicrës gjatë një turneu. Vetëm se ajo mund të mos ua jap se e ruan me xhelozi…E ka personal, në fund të fundit!

(Zeri i Rinise, 26 Qershor 1991)

Shkoni te Muzeu Kombëtar…por as atje nuk kishte. Madje as te Galeria e Arteve. Ç'punë kemi ne me flamurët?! Shkoni te Ansambli I Këngëve dhe Valleve Popullore. Shkoni te… e rastit dhe flamuri duhej Ansambli i Këngëve dhe Valle të printe, si gjithnjë. Popullore! Shkoni te... Më në fund bëhet hall me Teatrin Kombëtar: Na jepni flamurin që luajti te “Nëntor i Dytë”! Faleminderit! Të falemi Flamur Ynë Kombëtar! A mund të na falësh edhe ti? Të kemi lodhur aq shumë. Kokën nuk ta ulim dot. Koha e patriotizmit nuk rresht kurrë. Flamuri Kombëtar nuk harrohet kurrë, as nuk këmbehet, kurrë. Flamujt ideologjik janë të tjerë. Pas tyre le të rendin liderët dhe ndjekësit e tyre, sa të mundin, jo përjetësisht. Pas dy-krenores tënde vjen një popull i tërë, gjithnjë, gjithkund, përjetësisht... A mund të na falësh dot, Flamuri Ynë Kombëtar? Te kemi lodhur shumë. Mezi merrje frymë mes dhjetëra flamujve të tjerë të shkruar nga politikanët: Socializmi-Shqipëria, Partia-Shqipëria... Dhe vjen një ditë që mund të gjejmë dhjetëra e qindra flamuj partiakë, dhjetëra flamuj atllasi aksionesh e garash te emulacionit socialist, por mezi na shlodhet dora te shtiza jote... Shekuj të tërë lufte për ty: Vritu e pritu për flamur. Ja që të detyrokan edhe vjetët e paqes për të të kërkuar Ty me qiri në dorë… Kërkuam një flamur shqiptar…në Shqipërinë e vitit 1991!

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page