Në këtë qytet,të njohin me pallton që ke veshur. Me ecjen tënde,rrugëve që pa gdhirë... Këtu të njohin nga aroma e parfumit.... Nga era e gjellës,që gatuhet në guzhinë
Këtu,ti dinë hallet dhe gëzimet. Ta dinë orarin,pa dalë nga shtëpia. I qetë e paqësor në dukje... Por zorrët e barkut,ja shqyen babëzia.
Në këtë qytet e bukur është çdo stinë. I bukur dielli,kur bie mbi luginë. Këtu të ëmbla këngët sazet Dhe dasmat s'kuptohen pa dollinë.
Këtë qytet e qull një lumë.. Një mal i lartë ja gris çatinë Mjergulla kur bie,përton të largohet. Tymrat e dimrit,petavrat ja nxijnë.
Në këtë qytet filizat po rrallohen... E letra posta,dërgon me duzinë. I pabesi,lëpihet të fërkon krahët.. Kostumveshur ka hipokrizinë.
© Adriatik Jaçe
Comments