top of page

Kuvendim me poetin, Rexhep Kasumaj


HARTA E PRERË E ATDHEUT ( Kuvendim me Poetin, Rexhep Kasumaj ) Rex, valët e jetës na nxorrën në një lumëmadh Dhe me gjithëfarë rrëkesh u përballëm U desh vetë të dalim në breg-udhë që priste hapin tonë... Ajo kohë nuk ishte kohë e shlodhjeve, Por kohë e ndjekjeve dhe e dënimeve me burg Rex, ne si pemë fjalësh lundronim Ëndrrat që i kishim edhe ato zemroheshin N'atë kohë të ndjekjeve e shpërnguljeve Kosova dardane vritej betejave për çlirim Se liria e kërkonte gjakun e saj të lindjes Që do të kthehej shpejt në djersë trupi të shitur në atdheun e lirë... Rex, këngëtar i së bukurës dhe i lirisë Lundra jonë ishte një pasaportë apatridi Në gjuhën e atij që po na ç'atdhesonte Njësoj si gjaku për liri ishte dhe gjaku ynë E vërteta kërkonte dritën e fjalës dhe shkrimit Udhë e mërgimit s´ishte me pasqyra luksi a elegancë vezullie që pështynte shterpësi.. Rex, ne e “pushtuam” Evropën me braktisje i mbushëm qytetet dhe lagjet me dhimbjen tonë pranë portash të hekurta E mbushëm me historinë e Ilirisë, me etërit e lashtë të vrarë nga edipët e saj, E mbushëm me misterin e Trojave, dhe me kotësinë e kryengritjeve të reja, të vona që s'i kuptonte kush... Rex, ne kërcyem mbi vuajtjet dhe ëndrrat Tona, me vete kishim 15 mijë vjet histori Zot, u desh t´ë linim votrën e drejt një vdekje të gjallë të shtegtonim Jo njëherë jam përplasur me Veten, Zot, më kryqëzo tek Dhéu i ëndrrës Por, Rex, falë floririt të shqipes Ne do të argjendonim vuajtjen e dhimbjen Tonë. Dhe nuk u hamendëm, me shkrimet Tona, ne marshuam drejt Yllnajës Arti yt dhe arti im mbase kohë tjetër presin Të blerojë presin një shekull liri Që shkundnajë e tyre nga qiejt të zbresë Të kujtohet, pas aq vitesh tona në mërgim Kërkuam pak diell, një rreze të vetme Të gjitha i kishin ngrënë dhe i kishin pirë Liria kish krijuar të mundurit e ri!... Ndoshta po ata ishin veç rreckat ngjyrë tjetër kishin Fitorja flamur të pagojë shpaloste në mjegullnajë Atë çast, gjithë ëndrrat tona qanin Shkronjat e gjuhës sonë të bukur Pyesnin, ç´është kjo liri? Rex, në kërkim të saj përherë njëra këmbë prapa na mbeti... Atdhe Geci – Dortmund, 2020




26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page