Kuskuta e fundit


Kuskuta e fundit (tregim) Nga Përparim Hysi Këto që do lexoni më poshtë, unë i kam jetuar dhe,nëse vij para jush, lexuesëve,nuk po ndjek kohën kur ndodhën dhe, në një farë mënyre,sikur po e filloj vallen nga bishti. As që do t'i hyja kësaj "valleje" (nëse i përmbahem kësaj meraforeje),po mos ndeshesha me një të njohurën time të hershme,këtu e 50-vjet të shkuara. Por pa i ardhur anës, le të hapim atë që quhet"Kutia e Pandorës" dhe lexuesi le të njihet dhe me shkakun,por dhe me pasojat. * * * Unë jam Aleksandër Pali apo më shkurt: SANDËR PALI. Nëse ky emër përkon me dikë tjetër,është veç rastësi dhe aq. Mesviteve '50-të,mbarova Institutin Bujqësor dhe,veç tij ,ngaqë qeshë student cilësor, u specializova si agronom për mbrojtjen e bimëve. Si i ri që qeshë,por dhe si i vetmi në tërë rrethin i specializuar, e kisha të mbushur mendjen top që emërimin e kisha në qytet dhe, po të vjedh nga letërsia (sa ëndërroja që të mbaroja për letërsi!), dy vargje nga NEZIM FRAKULLA,thosha:"Shahitët e kësaj ane/nga unë do merrnin yrnek". Pra,gjithë agronomët kooperativave dhe fermave tek unë do merrnin "yrnek". Por,kur thoshte prifti:-Sipas bathëve,janë larg pashkët sivjet. Edhe mua kështu më gjeti. U paraqita në rreth dhe kryetari i rrethit më tha:-Vërtet je specializuar për mbrojtje bimësh,por atje në ndërmarrjen e farërave kemi shokun KRISTO që,sado nuk ka diplomën, ka përvojën dhe është dhe invalid lufte. Ti,- më tha kryetari,- do fillosh në kooperativën X... Shiko,- porositi ai,- kooperativa është goxha e madhe dhe ti,si specialist, duhet të dikosh për rritjen e të ardhurve. Mora shkresën në dorë dhe që të nesërmen, u nisa për në fshat. Qe larg nja 25 km nga qyteti dhe,akoma, nuk kish rrugë për makina. Merret vesh që për të ardhur në shtëpi o një herë në dy javë , o për një muaj. Tek ecja (kisha zgjedhur rrugën më të shkurtër), meditoja me vete. U nise për qytet dhe sose në kiamet. Se kiamet e shkuar kiametit më dukej ky, emërimi im. Do me thënë,sikur kryetari, më tha:- Mbathja për në Izmir,se Stambolii është për ta dhe KRISTOT që"kishin bërë luftën" dhe me shkollë apo pa shkollë,qenë ata që vendosnin. Kur mbrrita,kërkova kryetarin e kooperativës dhe,kur më treguan zyrën,trokita. Hyra dhe pashë që qe me një dorë. Më zgjati atë, të saktën dhe,pasi pa shkresën, lëshoi një britmë:-Naasi! Sakaq mbrriti me një frymë ai që quhej Nasi dhe kryetari urdhëroi:- Qy është agronomi dhe çapu me të t'i tregosh dhomën ku do fleje.Pastajaz, tako Pulijen,kuzhinieren, që të gatuajë për këtëna njimëni se po shkon 12 sahati. Ti,- më tha,- si të hashë drekën,ktheu këtu se