KUSH MENDOI PER SHQIPNI ?!


PLOT 35 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.

Nga Fritz RADOVANI:



Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë interesante për një President të ShBA, që kam pa në TV. U tregue sesi atë ditë Presidenti Reagan dhe zonja e Tij Nensy kishin pritë në shtëpinë e tyne të pushimit Nanë Terezen. Ishte momenti kur Nanë Tereza po delte nga rezidenca e Tij... Erdhi një veturë tek dera e shtëpisë, që kishte dy tri kambë shkalla. Presidenti i dha dorën Nanë Terezës dhe zbriti ato dy kambë shkallë, hapi derën e mbapme të veturës dhe me dorë në dorezën e derës priti derisa zonja Nensy, po perfundonte përshndetjen me Nanë Terezen. Kur Nanë Tereza u nda dhe arriti tek dera e veturës, dera vazhdonte me kenë prap e mbajtun nga Presidenti Reagan, trupi i madh i të cilit ishte përkulë në shenjë nderimi ndaj Shqiptarës Nanë Tereza.., dhe me një buzqeshje të Tij sa dashamirëse aq edhe të sinqertë, i bani nderimin e fundit tue i mbyllë derën dhe tue qendrue gatitu derisa makina iku dhe nuk u pa ma...

Jam i sigurt se Presidenti Reagan në mbrendsinë e vet ndryente dishka misterioze