top of page

KUSH E SHEMBI MONUMENTIN

  • Jan 16, 2022
  • 1 min read

Nga Fritz RADOVANI:


HESHTJE E SHKATRRIM PAFUND: KUSH E SHEMBI MONUMENTIN

KU U KUNORZUE GJERGJI MADH?




KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361


Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…

Ndoshta edhe sot vazhdon me u dridhë toka e Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire!

Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.

“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”

Europa vazhdon me “heshtë”! Shqiptarët heshtin... Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe dokumenta?

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Jan 16, 2022

Tepër injorancë. Shumë antishqiptare, shkatërrimi i të shkuarës krijon harresë identiteti dhe boshllëku i lë vend mbushjes me vepra artistike, ideologjike që diktojnë të huajt. Objektet e kultit nuk janë vetëm objekte ndërrtimi me tulla, tjegulla apo me gurë, tek ato gjindet e shkuara e çdo populli që i ka ndërrtuar dhe shënjtëruar. Ndaj janë vlera të pa përsëritshme. Por injoranca dhe marrëzitė e "drejtuesave" i kanë shembur dhe i shembin për të lartësuar veten, kur dihet që historia do i varrosë, do i hedhë në fletët e saj si njerëz të pa vlera. Është demokracia që nuk na e pranon, por për të këtillë personazhe, mallkimi dhe nënvlerësimi duhet të jetë i trashëgueshëm për pasardhësit e tyre, siguri…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page