top of page

Kurrë, mos iu thëntë emri!

Updated: Mar 28, 2020






Ledri Kurti Kraja


Kurrë, mos iu thëntë emri! Një pikë Zero, dhe jeta u zbraz. U shtuan të pagojët. Heshtja... nga heshtja vloi. Të thikëta qeshjet. Ecja... Në teh të mosecjes. Autobusët, trenat, avionët, ngarkuar, me çengela pikëpyetjesh. Qielli, i panjohur për tokën. E zogjtë, për qiellin, lindur, të plogësht. Duart, të varura, në çengelin, e një pike Zero. Puthjet, kapërdirë, në labirintin e frikshëm, të një fyti, që mund të ishte, vetë porta e Hádesit. Pooooooor... I dëgjoni zërat e krijimit të botës? Po të mijëvjeçarëve? Aty ka qenë, dhe trekëndëshi i Bermundës, I frikshëm, e përtypës i pabindur, si nepsi i hileqarëve. Por, përreth saj, E Njeriut, Gjithçka: Tokë, Det, Qiell e Ajër..! Larg tundimit të djalltë, Dita zbardhet! Një pikë Zero, një Bermundë për njeriun, Mjerisht e fuqishme, Po aq, dhe e varfër! Krijuar për momentin në të cilën gjendet Bota, Sot! E tëra, Nën Pushtetin e Frikës për Jetën. (Fund dhjetori, Janar, Shkurt, Mars... 2020?) Një dimër - sprovë për anatominë njerëzore! 14/03/2020 Ora 03. 45 Ledri Kurti (Kraja)

Ti, Shkodër!


Ti Shkodër! Qyteti, që n'jone p'rendimi, hijeshu shtatin ke, e n' ftyrë t'skalitun, ma t bukrén natyrë, që gjithësia t'fali! E n' supet - kalá... kohë mbas kohe, shpluhnos krenínë tânde, m'u paqtue mâllit! Ti, sy kthjêllta e tân' zêmnave, që edhe n' tânden dihātje, je gurgullim' ujnâsh, nëntókë... E mbi gjoksin tand, prej kah, jeta s'din me shterr, n'thellsi t'veta, çlirim zemrash mblêdh. Zemrash tona, zemrash prej nâne, ku bâhen unjí, me rr'ké e ciklône, lot'sh t'kapërdim', gíatë dhimbjes tânde! Ti, Shkodër! me lule mbushun pafund. N' prehén tândin, pa u vyshkë kurrnjiherë. Me zânin kristal, t' ujnave tuej gjithkah, e pikturë malesh, hijerândën strehë! Ti, log mbas logu, bārt bukuri perrísh, që e bajnë të denjë, peshën tânde, aq sa... n' jone t'përjetshme, kangët dhe shpirti, shtrihen, pafund e pacak, ku mendja mâ, s'përfshín, E zemra... , ndihet n' pāqë! #Ledri #Kurti (Kraja)

109 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page