top of page

KUR VDESIN YJET


POEZI NGA MYSLIM MASKA

KUR VDESIN YJET.

Kur vdesin yjet

Në barishtet

E livadheve

Gjallërohen krimbat…

AJO…

Ajo,

Zbriti nga qielli

Kastile për mua…

( Më kishte zënë gjumi).

U përkëdhelëm, u puthëm

U harbuam…

Më tej s’mbaj mënd

Se ç’bëmë. Ku u shuam…

· * *

Ai…

Ai që me shumë të deshi

Pikërisht, ai te vret!...

S’e thashë unë,

E tha PROFETI,

Që në dorë

Vërtit gjithë botën…

· * *

Zogjtë ,

Fluturuan të trëmbur,

Kur mbi siskat e saj

Ra një meteoritë,

Dhe ia ndezi flakë…

Gjijntë.

U PUTHËM…

U puthëm fshehurazi

Me trëmbje.

Zogjtë që na panë

Qeshnin…

Vërtetë,

S’ka bukuri pa dhëmbje

Por ne zogjtë puthemi sheshit.

MË ERDHE…

Më erdhe, kur flija

Më puthe

Më perkëdhele

Si kotelet e vogla

Kur pash që s’ishe ime shoqe

Më e bukur m’u duk bota…

68 views5 comments

5 Comments


mich.maska
Sep 23, 2022

I nderuar dhe i respektuar z. Terziu! Nder i madh per mua vleresimi teper miqesor dhe i sinqerte per ciklin poetik, nga nje personalitet i shquar i letrave shqipe si Ju. Faleminderit, fleminderit dhe urime per pese poezite e mrekullueshme, tuajat. Me shume dashuri dhe respekt Myslim Maska. Njeriu i mire , ndricon drite dhe ne erresire, ka thene PROFETI.

faleminderit per miqte e mi, Kozmane dhe Sotirin.

Like

Poeti Myslim Maska nuk surprizon. Ai krijon. Surprizat i ka lënë kohë më parë në një bllok që as vetë nuk e di si ka ndodhur të mbetet memorje. Sjell vërtet poezi. Dhe si të tilla, kanë qartësi, ëmbëlsi, filozofi…

I sheh dhe i ndjek yjet. I njeh. Nuk janë të përjetshëm dhe në kët filozofi të jetës i mbjell të rilinden zvarritjet. Shpresat që vijnë jashtë përceptimit të tyre. Jashtë idiomës magjike të syve.

Pastaj ka meritën të gjej labirinthin e gjumit. E në këtë labirinth znut ëndrrën më të mirë, atë që nuk mbahet mend. Nuk është harresë, është delikatesë. Poetike në këtë mes…

E nëse mbetet theksi natyrisht është Ai që të deshi… Nuk është mister është…


Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 23, 2022

I respektuari Myslim, lajm i bukur që po përgatit për botim librin e ri dhe më nderon të përzgjedh disa nga poezitë. Fatmirësisht këtë e kam kryer duke u shprehur vazhdimisht dhe i veçuar më të pëlqyerat. Megjithatë ku gjendet cikli "Kasapi"?

Udhë të mbarë librit e me shumë suksese!

P.s. Z.Sotir vazhdon ku ishte më parë me ripërtëritjen e terapin. Në përgjigje të E-mailit tim më thoshte se qe rikthyer në shtëpi vetëm sa për të ujitur lulet. E harrova këtë nga nxitimi për të të bër me dije sa më shpejt, pasi përgjigjen e z.Athanasi e kisha lexuar një ditë më vonë.

Like

mich.maska
Sep 22, 2022

I nderuar miku im, z. Gjergji. Faleminderit per angazhimin dhe vleresimin e lirikave te mia.

Meqense kete fund viti mendoj te botoj nje liber te ri me lirika te shkruara keto kater - pese vitet e fundit, Ju lutem rishikoni edhe nje here me vemendje "Kasapi", ciklin. Pervec poezise

" Me erdhe..." qe ju pelqen, te me gjesh dhe dy ose nje tjeter, per ne liber, neqoftese e gjykoni.

Kirurgu s'e operon dot veten e tij, - thote shoku im, kritiku dhe studiuesi i letersise, Ilir Mborja.

Te faleminderit. Me shume respekt, Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 22, 2022

Të shijshme edhe këto "bukë" me "miellin" cilësor të "grurit" poetik mysliman. Veçoj sidomos poezinë "Më erdhe… ", një himn për "tradhëtinë". Siç dihet, bukuria dhe emocionet e krijimeve shumëfishohen e bëhen më interesant, veç realizimit artistik, edhe kur "provokojnë" herë fshehtë e herë më hapur, ashtu si në këtë cikël.

Përgëzime e kurdoherë me arritje të reja! K.Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page