top of page

Kur nuk mungon dëshira, gjenden mundësitë


Lefter Gështenja, deputet

Shkruan: www.fjalelire.com Londër


"Në një kohë krize, është e rëndësishme të udhëheqim dhe menaxhojmë sfidat me të cilat përballemi si politikëbërës. Nëse nuk ka transparencë, nuk ka qeverisje të mirë, nuk ka besim, atëherë nuk ka rezultate dhe asnjë zhvillim." Thotë Melvin Bouva deputete, dhe Presidente e Forumit të Unionit Ndërparlamentar të Parlamentarëve të Rinj. Vetëm pak kohë më parë parlamentarë të rinj nga e gjithë bota u bashkuan me lidershipin dhe ekspertët nga Banka Botërore në ngjarjen e titulluar „Transparenca, Qeverisja dhe Besimi: Si të Ktheni Kundër Rrymës." Biseda u përqëndrua në mënyra inovative për të shfrytëzuar teknologjinë për përmirësimin e qeverisjes dhe transparencës përmes shërbimeve më të mira dhe komunikimit të hapur. Ndërsa vendet miratojnë masa të jashtëzakonshme dhe japin fuqi të jashtëzakonshme për t'u përballur me sfidat e shumta që rrethojnë pandeminë COVID-19, nivelet e besimit në të gjithë botën po bien, dhe të rinjtë në veçanti po bëhen më mosbesues ndaj institucioneve. Megjithatë, besimi mes qytetarëve është thelbësor për suksesin e planeve të vaksinimit dhe shërimin më të gjerë të COVID-19.

Parlamentarët luajnë një rol thelbësor në ndërtimin e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha hapat e procesit legjislativ. Parlamentarët e rinj në veçanti janë të vendosur në mënyrë unike për të kuptuar më mirë çështjet me të cilat përballen të rinjtë dhe për të shfrytëzuar teknologjitë dixhitale për të promovuar praktikat e mira në qeverisje. Ndërsa kjo ndodh tashmë në mjaft vende dhe tentohet të kapet nga individë të politikës shqiptare në disa raste, duket se jep shpresë edhe për ata që kanë sytë në këtë pikë. E tillë është dhe një ngjarrje mjaft domethënëse në një fshat të Librazhdit të Shqipërisë, ku deputeti i opozitës ngre në këmbë të madh e të vogël dhe gjen mundësinë e rikthimit të shpresës së jetës, në këtë zonë të lënë në mes të harresës…

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja shkruan: „Ia dolëm! Lagja Gropa e Skroskës u bë me rrugë! S’mund të rrija duarkryq për banorët lagjes Gropa të fshatit të Skroskës të cilët ishin izoluar për 1 km rrugë. Qeveria dhe Bashkia jo vetëm i kishin lënë në baltë prej kaq kohësh, por edhe dje tentuan të mos lejonin realizimin e kësaj pune! Gjetëm mundësinë që rruga të shtrohet e gjitha me çakull dhe të nivelohet. Kjo do mundësojë një qarkullim më të lehtë në dimrin që po afron. Kur nuk mungon dëshira, gjenden mundësitë. Sot ia dolëm që banorëve të Skroskës t’u kthejmë shpresën. Nesër, me demokratët në qeverisje rruga do projektohet dhe asfaltohet, shkollat e qendrat shëndetësore do rregullohen, fermerët do subvencionohen duke rritur tokën e punuar. Mirëqënia e këtyre banorëve është misioni im ndaj nuk do lë gur pa lëvizur deri në gjendjen e çdo zgjidhje për ta.“


Shkruan: www.fjalelire.com Londër





16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page