top of page

KUR DO TE BEHET SHQIPERIA SI…EUROPA


KUR DO TE BEHET SHQIPERIA SI…EUROPA

EUROPA NUK I DO SHQIPTARET…SHPRESA E VETME NE SH.B.A.

NGA KRISTO ZHARKALLIU

Historikisht europjanët kanë qënë antishqiptarë: asnjëherë nuk na kujtohet që në të kaluarën që europjanët të kenë përkrahur Shqipërinë dhe shqiptarët- me një përjashtim të vogël Austrinë. Sa herë është shtruar çështja shqiptare europjanët bënin sikur nuk kuptonin, ose deklaronin se Shqipëria është një kuptim gjeografik-si pati thënë Bismarkui i Gjermanisë kur akoma nuk ishte krijuar vetë Gjermania. Por edhe në shekullin e kaluar, pasi ishte shpallur pavarësia e cunguar e Shqipërisë së vogël, europjanët ngahera mbanin anën e uzurpesve të trojeve arbërore nga fqinjët që e rrethonin dhe e rrethojnë.Asnjë vend në botë nuk rrethohet nga shtete shoviniste dhe nga vetë bashkëkombësve të tij që janë uzurpuar me forcë nga fqinjët të ndihmuar ngahera nga shtetet europjane. Madje edhe kur Italia fashiste zaptoi Shqipërinë e vogël dhe e dobët askush nga europjanët ‘’demokratë’’ nuk u ankua nuk prtestoi...madje dukej sikur bekonin pushtimin e Shqipërisë nga Musolini si diçka e arsyeshme...dhe vetëm kur Musolini guxoi të sulmonte Greqinë, e gjithë Europa u ngrit më këmbë madje Anglia dërgoi ushtarakë dhe aviacionin e saj të luftonte kundër Italisë fashiste.. Shqipëria nuk ekzistonte për ta. Të mos harrojmë traktatin famëkeq të Londrës e sa e sa të tjera që kërkonin shfarosjen e kombit shqiptar. Madje dhe kur shovinistët masakronin e çrrënjosnin shqiptarët nga trojet e tyre bënin sikur nuk shikonin ose bekonin këto masakra antishqiptare...Askush nuk dënoi Sërbinë (ose ish Jugosllavinë) kur depërtonte për në Turqi qindra mijra shqiptarë, si kishin bërë më parë dhe fqinjët e tjerë.... Por edhe kur u bë takimi i të tre të mëdhenjve (Çërçill, Stalin, Ruzvelt) ku u ndanë zonat e ndikimit (ose mbrojtjes) gjithsecilit, Shqipëria nuk u përmend fare si e paekzistueshme! Madje- që të bëmë një kapërcim historik- kur më vonë Titoja i përmendi Stalinit Shqipërinë ai kishte thënë një fjalë duke bërë gjestin kuptimpltë tek goja: ‘’GËLLTITENI!’’... tha ai.

Vetëm amerikanët kanë përkrahur Shqipërinë në kohra të vështira duke filluar nga Presidenti Uilson dhe deri tek presidentët e fundshekullit të kaluar deri tek ata të këtij shekull (duke filluar nga Bushi (plak) Klintonin dhe të gjithë të tjerët me radhë asnjëherë nuk i lanë shqiptarët në baltë ose në mëshirë të masakruesve shovinistë kur Europa bënte sehir.. Mund të themi se Italia-megjithse e lakmonte dhe e pushtonte-kishte qënë më miqësore ndaj shqiptarëve... Ashtu si dihet se sllavët ishin gjithnjë armiq të betuar të kombit arbëror dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sërbët. Për sllavët në përgjithësi.

Herët, nga fillimi i këtij shekullit pata shkrojtur një bisedë me nje diplomat amerikan dhe atje e bëja të qartë se vetëm amerikanët mund të ndihmojnë shqiptarët dhe këtë e kanë treguar me vepra. Edhe kur fqinjët donin të pushtonin Shqipërinë ose një pjesë të saj amerikanët i kishin paralajmëruar: Asnjë ushtar i huaj të mos shkelë tokën shqiptare..dhe kjo bëhet kur sunduesit e Tiranës nuk ishin aspak miqësorë me amerikanët se ishin përqafuar me sllavët,kryesisht me Moskën. Dhe kur u braktis nga Moska dhe Kina Shqipëria mbijetoi e ‘’rrethuar’’ nga të gjitha anët prej armiqve shekullore dhe duke hedhur shkelma majtas djathtas, falë ‘’mbrojtjes’’ amerikane sado absurde të duket kjo. Dhe këtë e dinte shumë mirë diktatori Enver Hoxha që mburrej për shkëmbin e granitit buzë Adriatikut..Le të kujtojmë pak gjenocidi sërbomadh në Kosovë. Nuk është histori e largët kushdo prej nesh e kujton. Shumica e vendeve europjane ishin me Sërbinë (ish Jugosllavinë) madje jo pak europjanë nuk shkuan ‘’vullnetarë’’ që tëluftonin ‘’separatistët’’ anti jugosllavë- madje edhe qeveritë europjane ose heshtnin ose përkrahnin Sërbinë. Ishin si moto gjoja ‘’mosndryshimi’’i kufijve (mallkim që ndjek akoma Kosovën) por fshehurazi- dhe haptazi bekonin masakrën e sërbomëdhenjve... Është rastësi që akoma dhe sot pesë (5) vende të BE nuk njohin pavarësinë e Kosovës? Çfarë Bashkësi europjane na qënka kjo? A nuk duket qartë se këto vende nuk kanë pushuar të përkrahin agresorin dhe masakrën e sërbomëdhenjve kundër shqiptarëve?

Le të mos gënjehemi: kur sërbomëdhenjtë masakronin masivisht shqiptarët në trojet e tyre(Harrohet ndonjëherë harku mysliman që po rrethonte të krishterët e Sërbisë dhe të sllavëve të tjerë ortodoksë?) , kur ata çrrënjosën afro një milion shqiptarë nga trojet e tyre një ish ‘’miku i shqiptarëve’’ kishte takuar Millosheviçin dhe kishte bërtitur i kënaqur: Millosheviçi më tha se do të shporrë shqiptarët nga Jugosllavia!!!dhe europjanët e tjerë bënin sikur bisedonin dhe bënin sehir! Dhe atëhere ndërhyri Uashingtoni i largët..Beson ndonjë shqiptar se po të mos kishte ndërhyrë Uashingtoni,(SHBA) do ishte çliruar Kosova? Kurrsesi jo! Nga europjanët tani do të ishte harruar, do ishin harruar shqiptarët e masakruar dhe të çrrënjosur dhe do të përqafoheshin me sërbët e Beogradit! Ashtu s përqafohen dhe sot dhe gjoja nbëjnë presion që Sërbia të njohë Republikën e Kosovës...kur kaq anëtarë të BE nuk e kanë njohur, madje akoma kosvarët nuk mund të udhëtojnë në Europë pa viza,kur këtë privilegj e gëzon agresori sërbomadh, ashtu dhe vendet e tjera...por ato janë njohur nga të gjithë ‘’eurpjanët’’ si shtete të pavarura. Prandaj ka ardhur koha të bëjmë pyetjen kryesore: A do të ishte çliruar Kosova pa ndërhyrjen amerikane? Kurrsesi jo! Thamë:tani do të ishte harruar si Kosova si emër si dhe populli shqiptar i atjeshëm kurse Sërbia mund të ishte anëtare me plot ndere e BE!Ndërsa Shqipëria e vogël e mbyllur në kufijt e 1912, do të qëndronte atje buzë Adriatikut, e vetmuar dhe e shtypur nga të gjitha anët... Dhe kryesorja të mos guxonte të hapte gojën e të ankohej për gjenocidet e njëpasnjëshme se europjanët e ...kulturuar zëmërohen lehtë. Fatmirisht edhe njëherë amerikanët (si më 1920, 1949, 1970 etj) morën në mbrojtje kombin arbëror duke e shpëtuar nga një shfarosje masive. Prandaj, besoj, se miqësia me amerikanët duhet të jetë e shënjtë dhe e shtrrënjtë dhe shqiptarët duhet ta dinë se përderisa kanë aleatin më të fuqishëm në botë, nuk kanë pse të trëmben as pse të luten për miqësi të Europës plakë... Kohët e fundit ndoqëm komedinë qesharake të ‘’Vetos bullgare’’ kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Në fakt kjo bllokadë bëhet për shqiptarët-të mos harrojmë se 40% e popullit të Maqedonisë së Veriut është shqiptare madje shqiptarët janë atje faktor kryesor në pushtet. Ka disa vjet që Bullgaria e dobët bllokon fillimin e bisedimeve ë këtyre dy vendeve me BE dhe ‘’Fuqitë e mdha’’ të Europëse ngrejnë duart lart gjoja të pafuqishëm... Por ja Shkupi, pas zëmërimt legjitim të Kryeministrit shqiptar, e tërhoqi veton dhe tani duket se pengesa është hequr... Është hequr? Ja të shikojmë se ç’ do të bëjnë europjanët tani...do të gjejnë ndonjë vegël tjetër që të bllokojnë shqiptarët? Apo do të presin sa të bëhet Ukraina anëtare e BE (gjë që nuk e besoj) dhe pastaj Kievi të vendosë veton kundër Shqupërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Shqiptarët janë mësuar me racizmin dhe diskriminimin europjan, tashmë e kanë njohur mirë .E theksoj se vetëm miqësia me Amerikën i shpëton shqiptarët! (Nënokë mos kij frikë se ke djelt në Amerikië! (Noli)) Prandaj duhet të arrijnë në zgjidhjen radikale: BASHKIMIN E TË GJITHA TROJET ARBËRORE NË NJË SHTET TË VETËM NËN MBROJTJEN AMERIKANE! Shqipëria, Kosova, trojet e banuara me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (Kësisoj pa shqiptarët Europa do ta pranojë Shkupin në gjirin e saj!) dhe të tjerët në një shtet të vetëm.Përderisa Europa nuk i do, le të ndahen dhe ata nga ëndrra e vjetër se do të bëhen si...Europa! Le të ëndërrojnë se do të bëhen si...amerikanët! (Nuk është keq!) Mjafton shqiptarët të gjejnë gjuhën e përbashkët mjafton që njëherë në Historinë e tyre të tregohen mëmëdhetarë dhe të kuptojnë se janë vëllezër të një gjaku.. Ndryshe-le të dal unë i gënjyer- nuk kanë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europjan! Ose mund të bëhen pas këtij shekullit! Diçka negative do të gjejnë ngahera burrat Europës Plakë!

Unë e thashë fjalën time! Vetëm një fjalë mund të them dhe e thashë! Historia do të tregojë në se kam apo jo të drejtë! Le të shkojnë punët mirë me Europën dhe le të përgënjeshtrohem unë!

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 25 qershor 2022.

19 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page