
Kur bota u nda
Astrit Lulushi
Shumë kombe dhe kultura gjatë historisë kanë pohuar se janë kombi më i vjetër. Historianët kanë ndërtuar kronologji për të vërtetuar pretendimet e tyre, por datat në fund të fundit tregojnë për një ngjarje kryesore - datën e pakapshme të nje ndarjeje. Ngjarjet e Babelit ndodhën diku midis Përmbytjes dhe thirrjes së Abrahamit, por data e saktë nuk dihet. Kombet me gjasë u ndanë gjatë jetës së Pelegut, i cili lindi 101 vjet pas Përmbytjes dhe rrojti afërsisht 300 vjet. Pelegu ; ishte djali i Eberit, stërpip i Noeut, lindur kur Toka u nda. Kjo shpesh supozohet të ketë ndodhur pak para, gjatë, ose pas dështimit të Kullës së Babelit, ndërtimi i së cilës i atribuohet Nimrodit. Kuptimi i ndarjes së Tokës në përrenj, liqene lumenj, dete e oqeane zakonisht merret për një ndarje patriarkale të botës. Flavius Josephus, historian në fillim të erës sonë, dhe shumë burime të tjera antikuare dhe mesjetare, kanë shkruar mbi Pelegët. Kryepeshkopi Ussher, në Annals of the World thotë se në ditët e Pelegut ndodhi Konflikti dhe toka u nda për herë të dytë midis tre bijve të Noeut - ishte ndarë për herë të parë mes djemëve të Adamit. Këto shkrime përdoren shpesh për t'iu referuar kontinentit të Pangeas, (gjithdheut) që me vërshimin e ujrave u nda në kontinente që shohim. Peleg është një emër dhe mbiemër i zakonshëm në Izrael, dhe shkronja rrënjësore për lundrim. Kuptimi në shqip është Pelazg, që ka sjellë fjalët pushim, pellg, përrua. Greqishtja biblike e përkthen poleg - ndarje. Latinishtja, pholek - pauzë. Pas Përmbytjes, toka u ripopullua nga tre djemtë e Noes, të cilët kishin gjithsej gjashtëmbëdhjetë djemë të tyre, siç shënohet në Zanafillë. Pas shpërndarjes në Babel, këta nipër të Noes u përhapën në të gjithë globin dhe themeluan kombe në zonat ku u vendosën. Shumë kultura të lashta adhuronin paraardhësit e tyre; emrat e shumë rajoneve, veçorive fizike dhe grupeve a fiseve mund të gjurmohen në një nga gjashtëmbëdhjetë nipërit e tij. Nga shtatë djemtë e Jafetit, Gomeritët mund të gjurmohen në Evropën Perëndimore. Gjuha Uellsiane quhet Gomeraeg, dhe historia e Uellsit regjistron zbarkimin e pasardhësve të Gomerit 300 vjet pas Përmbytjes. Shumë emra të tjerë mund të gjurmohen nëpër histori tek njëri prej këtyre shtatë djemve dhe pasardhësve të tyre teksa u vendosën në të gjithë Evropën dhe Azinë Perëndimore. Nga katër bijtë e Kamit, Bhut është emri hebraik për Libinë, Cush është emri i Etiopisë dhe Misraim fjala për Egjiptin. Djali i katërt, Kanaani, është emri i rajonit të njohur sot si Palestina. Një hartë e vendosur në kapakun e fjalorit Etymologiae të Isidores më1472, identifikon tre kontinentet e njohura (Azia, Evropa dhe Afrika) si të populluara përkatësisht nga pasardhësit e Semit, Jafetit dhe Çamit. Nga pesë djemtë e Semit mund të identifikojmë edhe vendin ku u vendosën pasardhësit e tyre. Elam është emri i lashtë i Persisë, zonë që ne e njohim sot si Iran. Asshur është fjala hebraike për asirianët dhe historia shënon se ai adhurohej nga pasardhësit e tij. Eberi, pasardhës i Arbaxadit, ia dha emrin e tij popullit hebre, ndërsa Lidia, tani Turqia perëndimore, ka prejardhjen e Ludit. Aramaishtja është gjuha e sirianëve, grup që mund të gjurmohet në Aram. Pelegu, djali i Eberit, me popullin e tij që i dha emrin Pelazgë, u vendos në Evropën lindore e jugore, përreth detit Mesdhe dhe Afrikë. Duke parë vetëm shkurtimisht nipërit dhe stërnipërit e Noes, bëhet e qartë se këta ishin individë historikë që themeluan qytetërimet më të hershme pas Përmbytjes.