top of page

KULLA E FISIT


Vladimir Muça

KULLA E FISIT


Një gjysëm kullë, Trashëgimi e lashtë, Shoshë m'i bëri ëndërrat e fëmijërisë, Kur para syve m'u çfaq; Tek shlodheshim nga rrugë e gjatë, Mbi një gurë latuar Nën hijen e vrarë.

U ndalëm me babanë Trandur nga magjija e fshehtë; Treta buzëqeshjen murëve rrënuar nga koha, Faqeve të babait Loti zu të bjerë.

Muret e lashtë me lotët gurë Si të përgjumur, Përshëndetën dashurinë time Të lumtur.

Ostren i Madh 1974


SHTËPIA E VJETËR


E shembëm shtëpinë e vjetër, Veç një murranë mbet atje; Një tufë pëllumbash trulltarë Me shkarpa e pupla ngritën fole. 1965


MËSIM NË GODULL


Fiks në orën njëzet, Kur një drapër hëne Buzë Godullës krekzat i pret, E në suprinën e ujit qielli ndrit argjend, Gurgull,gurgull ngjalat e buta Migrojn në kënetë.

Fiks në orën njëzet e një, Kur hëna fshihet nën kurorë, Në ikje, Rrebelohet llapashitja e ngjalave të egra Mes një rregulli, Marrëveshjesh mistike.

Rrezervati Rrushkull 1975

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page