
KUJDES NGA VIRUSI!
Nga Luan Çipi
Ruhu mos të të kap virusi,
Se s’ të pyet në je nga Vlora,
Të tërheq, të mbyt te pusi,
Sapo prek mikun te dora.
Larg - dy metro e më shumë,
Me maskë, mbulo hundë e gojë,
Duart laji, fërkoj me shkumë,
Mos nxito, trego përvojë!
Kovidi nëntëmbëdhjetë,
Bomb’ atomike me valë,
As të flet e as të pyet,
Në je plak, a në je djalë.
Të dërgon në botën tjetër,
Ta merr jetën duke u tallur,
Qofsh i rri, apo i vjetër,
Pret ndenë dhe për të të kallur.
E gjithë jeta të shkon kot,
Nuk kupton edhe pse rron,
Kështu ndodh kudo në botë:
Sot i gjallë, nesër kufomë.
Ku janë mjekë e dijetarë,
Buxhetet, me shumë miliardë?
Pse duhen shtet e shkencëtarë,
Doktorata, titull, gradë?
Veç vaksina është shpëtimi,
Ta zbulojnë sa më parë!
Do lirohet njerëzimi
Nga një peshë miliona barë!
Vlorë, më 15.08.2020
Comments