top of page

Kujdes!



Astrit Lulushi


Jemi popull shumë i dëmtuar gjatë eksperimentit mizor që tirania bëri me ne. Qëndrojmë të shtrirë, jemi nënkëmbë. Por nëse nuk përpiqemi të ngrihemi, nuk do ta dinim kurrë se çfarë mund të ndodhë. E meritojmë të bëjmë më të mirën për t’u shëruar. S’kemi vdekur, jemi vetëm të plagosur rëndë.

Nuk kanë rëndësi të drejtat që keni sipas Kushtetutës, nëse qeveria mund t'ju dënojë për ushtrimin e tyre. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë kufizimesh vendos Kushtetuta për pushtetin e zyrtarëve qeveritarë, nëse ata mund t’i kalojnë kufijtë pa ndonjë pasojë. Me fjalë të tjera, Kushtetuta nuk mund t'ju mbrojë, nëse nuk e mbroni me votat tuaja kundër kujtdo që e shkel. Ata zyrtarë qeveritarë që duan më shumë pushtet dhe pa fund, nuk do të ndalen nëse nuk ndalen. Për sa kohë që njerëzit votojnë për një parti që u jep ushqime, para e gjëra falas, kërkojnë që liria e tyre - dhe e gjithë liria jonë - të shkatërrohet, pak nga pak. Sepse do të vijë një kohë kur fëmijët, mbesat e nipërit tanë mund ta lexojnë Kushtetutën si dokument të shkruar me fjalë të çuditshme nga e kaluara që njerëzit dikur i merrnin seriozisht.

"Kini kujdes! Mos humbni substancën duke ndjekur hijen" (Aesop: The Dog and Its Shadow)

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page