top of page

Kthimi nga arsyeja


Këthimi nga arsyeja

 

E dini

Unë jam njeri i vogël

Të vogël kam dhe qarkun e pelegrinazhit

S’ma zë hapi tjetrin

Dhe, anise tek dora pushtetin,

Ate pyrg e teposhtë,

Ate fantazmë e të fortë,

Ate që i mbajta krahun tek ngjitej tek pyrgu

Ia kam droen të gjezdis qarkut tim

E dini, vogëlsia ime më rebelon

Më ndrydhë si një dorë fuqie pa pikë shpirti

Dhe shpërthen tek mua frazë mallkimi

Dhe sharje, dhe pshyrje, dhe kanosje, dhe ironi

Tek ngulfasin zotnillëkun e të qenëmit fisnik njeri

Ç’të bëjë!

Mllefi më mbështeti për murin arsyen

Nga thellësi e vetes më dha leksion

Ti zotëri i studimeve psikojuridike,

I Renesanses së ndritshme të Evropes

Të Evropes që bëri kufomë miliona njerëz

Për të shenjtën-lirinë e tyre

Nuk je mekanizëm pa shpirte e as idiot i lënë

Britë, kundërshto, përplas, rrëno të tërat

Që të zënë rrugën tënde të drejtë.

Ç’sofizem grek, ç’mençuri epike!

Por, tek kaloj një rrugice të skajshme

Aty ku kishin rënë dy persona

Nga plumbat pa emër

Tek bëjë rrugëtim në qytetin tjetër

me bilet pensionistesh 50% nga çmimi

shoh tabllon e dy të tjerëve të vrarë

nga të njëllojtë fishek

dhe më dridhë droe,

dhe më mbush’llon paradoksi

unë dhash krahun për ngjitje pyrgut

e po vritem nga babaxhan gratis

fashita dufin e mllefit

hesht marrëzi i quajtur mllef!

E më pas

tek otorino-ja shkurtova gjuhen 80%

këtheva dhe u ula në fotele moc me mua

dhe, tek shikoja filmat me mafioz amerikan

vetëm në dhomë, fillikat vetëm

dhe imagjinoja ata të mllefit

u britja: si vritet njeriu pa faj

o kriminel, o hajvan.

37 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page