top of page

Kristo Çipa: POETI DHE VEJUSHA

  • 6 days ago
  • 1 min read

Në qetsin pa frymë ku mbretëron

Lundërtari i këngës-det

Një vejushë brengat numuron

-Merri dhe këndoi ti Poet!

 

S’e di, s’e di si hapet xhani

Mbi amëshimin e një jetë gjumi

Në flakë malli e tym temjani

Nga lotët e saj zë niset lumi.

 

Poeti s’flet. Vejusha dridhet

Nën dallgët e ngashërimit- kujtim

Një re e murme mbi krye mblidhet

Varet e heshtur në brengën- ankim.

 

E ndjeu dhe u drodh poeti

Dhe qeparizi bëri fjalë

I mishtë u bë darameti

Çeli si trëndafil i bardhë!

 

Shpirti që fle  ç’paska një kod!

Të gjitha i ndjen por asgjë s’thotë!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page