top of page

Kristo Çipa: Motive vere nën ballkon

  • Jul 8, 2025
  • 1 min read

Në ballkonin tim

Një fole si hëna

Nuk ka cicërimë

Por s’ka as zogj brënda.


Ka një luftë pa gjak

Gjuhë zogjsh me rimë

Tek foleja lart

Kush t’a marrë “tapinë”.


Vjen një dallandyshe

Dhe një gardelinë

Njëra sjell barishte

Tjetra baltovinë.


Mua më bëjnë thirrje

Thonë me gjuhë të tyre

-Mos na le në grindje

Nën strehë të çative!


Unë u flas më këmbë

-Rini bashkë brenda!

-Foleja ka vënd.

-Më shumë vënd ka zemra!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page