top of page

Kristo Çipa: KUR ZIHEN HËNËT

ree

U zgjuan yjet kusarë

Nata u bë trëndafile

S’di sepse ndeze cigarë

Me flakë të dëshirës time?!


Flokët mbi supe ti hapa

Të kullonte dhimbjet nata.

Cigarja digjej në buzë

Buza flakët i përciell


Tymi rreth flokëve tërkuzë

Si kashtë e kumtrit në qiell.

Ti hapa flokët mbi supe

Të kërkonte buza, puthje.


Nata po tundej në erë

Ti mbi gjire drithëroje

Të zu një kollë e paprerë

Doje ëndjen ta lëndoje.


Përmbi gji ti ktheva flokët

Nga syri ti pija lotët.

U mbështetëm nën yje

Ti brenda gjoksit m’u fute


Aty n’ato zjarre, gdhije!

Botën do ta mbaj mbi supe

Dhe i fola natës ëmbël

-Zgjatu natë e bëju ëndër!

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page