Kristo Çipa: KU T’I SHPIE SYTË E MI?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 30
- 1 min read
Lirikë e shkruar para 17 vjeshtës dhe e lirë nëpër vitet e trazuar, ku kujtimet mbushin boshllëkun e kohës

KU T’I SHPIE SYTË E MI?
Me fustanin dekolde
Gati gjithë gjoksi zbuluar
Pa mend e pa gojë më le
Thua bota është verbuar?!
Pastaj përmbi atë gji
Lëshon kryqin e floririt
Ku t’i shpie sytë e mi?
Të shoh kryqin apo gjirin?
Kryqi loz sipër mëkatit
Mëkati mbrohet nga kryqi
Përkarshi nxihet inati
Sytë i kërkon verbimi
Se vet kryqi po tentonte
Të zbriste përmidis gjirit
Po ti me hile punove
Ja le të shkurtër zinxhirin
Si dhelpër dridhet lakmia
E zgjat qafën si xhirafa
Mendon ku bëhet pusia?
Kur të fikë yjet nata!
Ajo mëndimin m’a kapi
Mengadalë zinxhirin zgjati.
S’mbaj mënd nëse gjirin hapi!









Comments