top of page

Kristo Çipa: JU BREZAT E AMANETIT!

  • Jul 11, 2025
  • 1 min read

Jetojmë në vitet kur vëndit tim po i shtohen rrudhat e pleqërisë. Ndër shekujt e errësirës e vetmja dritë kombëtare ishte egzistenca nëpërmjet ripërtëritjes. Tani harresë fatale për ripërtëritjen.

      JU BREZAT E AMANETIT!


Në xhami , jo nuk kam shkuar

As në kishë nuk vete më!

Do marr një qiri më duar

Përsipër djepit ta lë.


Dhe me frymë të amanetit

Qiririn do t’a ndez zjarr.

Se vetëm bekimi i djepit

Kombin tim e mbajti gjallë.


N’atë djep ku s’qan fëmija

Ninull e Nënës haroet,

Vjen një ditë që kombësia

Ja humbet, ja zvendësohet!


Ju brezat e amanetit!

Para se të trashni xhepin

Mos haroni!- Tundni djepin!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page