top of page

Kristo Çipa: FSHEHTAS MË SHKEL SYRIN NATA!

Jul 30
1 min read

Sonte që verë pi bota

Unë në yje kërkoj gota


Me xixëllonja ti thyej

Në hënë mallin ta ngjyej


Në kashtë të Nunit mbështetem

Tek yll i shkarë do qepem


Hënën e vetme pa shoqe

E dua për jastëk koke


Gjoksi të mos më mbërdhijë

Afërdita le të vijë


Me grushte ta mbledhim vesën

Qiri në qiell ta ndezëm!


Kur portën Marsit ja hapa

Fshehtas syrin më shkel nata


Do përmendem në agim

Mbi lisat e fshatit tim.


Si mjegull mbi majë Qorre

Dua një këngë Vanove

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page