Kristo Çipa: DRAMA E PA SHKRUAR POR E JETUAR
- 1 day ago
- 1 min read

(Bëhet fjalë për masakrën e vitit 1750 mbi katundin Pilur nga koshadhet turke të ardhura në befasi nga Delvina me në krye Kapllan Pashën dhe kryen atë tragjedi ku u vranë rreth 200 burra, gra, pleq dhe fëmijë. Mbetën rreth 60 banorë të cilët u strehuan përkohësisht nëpër fshatrat e bregut sa mundën të rikrijonin fshatin Pilur këtu ku është sot. Rikujtesa na duhet jo për rivendikime territoresh por për tu treguar brezave dhe historisë, çmimin që pagoi Piluri për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe besimin e tij të krishterë)
BALADA E KATUNDIT
( Tekst kënge)
Erdhe nata, ra
Mbi dritën e ditës
Qielli u ça
Nga korbat e pritës
Qajnë kryqet në varre
Eshtrat vetëtijnë
Qyqja jep sinjale
Malet psherëtijnë
Ç’është kjo gjëmë jetime?
Moj bijo o o o
Është e ftohtë si thikë shpine
O mëmo o o o
U nis gjaku e shoi zjarrin
Flaka e dogji të gjallin
Dhe mitrës foshnjën ja marrin
Me jatagan të osmanit
2
Atje poshtë tek kroi i zonjës
Një jetim i flet shqiponjës
- Më dërgo krahët e thonjët
Të marr babën e mëmë zonjën!
Gjaku si qilim i shtruar
200 veta masakruar
Qiellit i janë ankuar
S’ka Profet për ta gjykuar!
Qan lugina, dridhet mali
Kërkon këmbë të lëviz varri
Kokë prerë te shën Thanasi
Prifti meshë zie psalti.
3
Ç’u ngrenë pilujotë, ç’u ngrenë
Një grusht kapedanë që mbenë
Në amanet e bënë benë
Tek Zoti duan të venë
Plagët mbuluan me sherrqe
Nëpër yje varën djepe
Në vetëtima për vete
Atje hodhën rrënjë jete.
U vra dhe u pre katundi
Humbi dheun, emrin s’humbi!








Comments