KRISTO ZHARKALLIU: SI TË JUSTIFIKOHET KONTRABANDA E ILAÇEVE NGA MAFIA?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 7 min read

Nga KRISTO ZHARKALLIU
Para disa ditëve lexova në portalet dhe gazetat shqiptare se si barnat (ilaçet) që u jipen të sëmurëve nga spitalet dhe nga ministria e shëndetësisë- sidomos ato që bursohen ose u jipen falas, nuk janë të mira madje pacientët detyrohen të sjellin nga jashtë vendi ilaçe të ...mira që nuk gjenden në farmacitë shqiptare ose dhe kur i kanë farmacitë i shesin pothuajse në fshehtësi dhe me çmime të larta... Histoia e barnave në Shqipëri ka qënë dhe në kohën e diktaturës në përgjithësi e justifikuar ndonse dhe atëhere kishte teprime në kërkesa të ilaçeve ‘’çudibërëse’’! Në atë kohë vuajtëm shumë me kërkesat për barna të çuditëshme që njerëzit besonin se ekzistonin në ‘’botën e lirë’’ Madje, sa për ilustrim, një i afërmi im më kërkonte një ilaç për shërimin e...Apio Diabetit që sipas tij ndodhej në botën tonë të lirë. Është e kotë të themi se megjithë kërkesat tona nga Australia deri në Kanada- në Europë po se po- ashtu dhe në Amerikë një ilaç i tillë nuk u gjënd... Jo njëherë u gjëndëm në pozitë të vështirë dhe në pamundësi të plotësonim kërkesat nga më të çuditëshme . Por thamë: Shqipëria ishte e mbyllur, e izoluar dhe patjetër kishte mungesa të mëdha dhe shpresa të mëdha- ndonse kur u shëmb muri i diktaturës shpresat e tyre u përgenjeshtruan pa derman...sepse u përballuan me një realitet jo kaq i mrekullueshëm.
Këto m’u kujtuan kur po lexoja portalet dhe...intervistat e të pacientëve se ilaçet e Shqipërisë – ato që u jipen klienteve nga spitalet- nuk janë të mira dhe detyrohen t’i porosisin jashtë vendit dhe t’i sjellin...kontrabandë..Nga një koinçidencë jetësore, kam pasur prej shumë vitesh lidhje me industrinë farmaceutike- prodhues të ilaçeve botërore- dhe mund t’ju siguroj se ilaçet që prodhon Novartis, Rouzhe e të tjera vëndëse në Greqi, se ilaçet që prodhohen, janë njësoj për të gjithë botën përveç disa indurstri të tilla në Indi apo vende të tjera që janë tepër më të lira nga ato të industrisë farmaceutike botërore (Këto quhen genosima dhe përdoren dhe në vënde të përparuara si është dhe Greqia sepse janë shumë më të lira nga ato të industrisë perëndimore.)Sidoqoftë këto nuk rekllamohen nga mjekët e pavarur- ndonse , si thonë, kanë të njëjtin efekt si barnat origjinale industriale dhe në përgjithësi përdoren nëpër spitale për kosto më të ulët. Por edhe këtu në mënyrë të kufizuar kur dihet se industria farmaceutike është e plotfuqishme. Thamë më sipër se kam pasur përvojë personale nga industria farmaceutike përderisa një njeri shumë i afërt i imi ka më shumë se njizet vjet që punon dhe administron prodhimin e barnave në disa nga industritë më të njohura nga Athina, Kajro, Vjenë dhe së fundi në qëndrën kryesore të këtij produkti, në Bazelë të Zvicrës ku funksionojnë disa nga qëndrat kryesore botërore të barnave shëndetësore- Novartis, Rouzhe, Viatris e shumë të tjera dhe e di fort mirë se nuk është aspak e lehtë të qarkullojnë prodhimet e tyre në mënyrë të paligjëshme...që t’i marrin kontrabandistët shqiptaarë që të shërojnë të sëmurët shqiptarë me ...barna gjoja më të mira nga ato që iu japin nëpër spitale... Më kanë ngjarë disa raste por këtu do të përmend dy nga këto që më kanë ngjarë mua. Kur u sëmur miku im i dashur Moikom Zeqo, im bir ishte President i Novartis në Vjenë. NJë miku ynë i përbashkët me Mojkom Zeqon, një gazetar i njohur me mori telefon dhe më qortoi se nuk po bëja asgjë për të ndihmuar mikun Moikom...përderisa kisha djalin në qëndër të prodhimit botëror të barnave.. Duke u ndierë veten shumë keq menjëherë mora telefon djalin në Vjenë dhe i fola për gjendjen e keqe shëndetësore të mikut Moikom duke i kërkuar ndihmën e tij farmaceutike. Ai, si ngahera u tregua i gatëshëm duke më thënë: ‘’Më dërgo menjëherë recetën dhe arsyen e historikun sëmundjes së tij dhe unë do t’i dërgoj sa barna që duhen dhe shoqëria merr përsipër t’ja ofrojë falas. Prandaj mos ketë merak për koston...’’ Mora telefon menjëherë mikun Moikom- i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe i thashë se isha gati ta ndihmoja...Ai sikur u habit.. dhe kur unë i thashë se më duhej urgjentisht receta dhe historikun e tij mjekësor , më pyeti se si qëndronte puna dhe unë i fola për gatishmërinë e shoqërisë t’i ofronte ilaçe falas... Ai qeshi- dukej me hidhërim se në telefon e dëgjoja- dhe më tha: ‘’Jo mik nuk kam nevojë për ilaçe të tjera...Akoma dhe nga Londra donin të më dërgonin por i kam të gjitha këtu! Mos dëgjo thashethemet për mungesa...Shqipëria është vend i hapur dhe të gjitha vijnë dhe këtu! Të falenderoj mik i mirë!’’
Kam parasysh dhe disa ngjarje të tjera tragjike- se si njeriu në dëshpërim të plotë arrin në kërkesa ekstreme! Pikërisht këtë dëshpërim ekstrem shfrytëzojnë dhe mashtruesit- që nga barna të ndryshme, nuska dhe mrekulli shënjtorësh (Ngjajnë përditë dhe në Greqi ku nuk mungojnë kurrë barnat ) dhe njeriu i dobët dhe i painformuar dhe pa shpresë, arrin të bëhet viktime e mashtruesve të shumtë... Kësisoj dhe kontrabandistët që gjoja sjellin ilaçe çudibërëse nga bota e jshtëme në Shqipëri thua se Shqipëria i ka kufijt të mbyllur si dikur.. Por kjo histori është shumë e vjetër dhe thashethemet çudibërëse qarkullonin gojë më gojë kurse tani...a tani është interneti dhe televizioni që kërkon të manipulojë opinionin publik në të gjitha drejtimet..
Kohët e fundit pra më ka bërë përshtypje se si po përdoret opinioni publik shqiptar në drejtim të barnave të...mira dhe jo të...mira. Vetëm dy ditë më parë disa portale kryesore shqiptare paraqitën se si disa të sëmurë ankoheshin se barnat e spitaleve madje paraqitën dhe dëshmimtarë përkatës- disa gra të moshuara që dëshmonin se ndërsa barnat e bursura dhe të spitaleve nuk bënin asnjë efekt, ato që i blenin në tregun e zi që importoheshin nga jashtë në mënyrë të paligjëshme u kishte shpëtuar jetën!!! Madje thoshin se i paguanin shumë më shtrënjtë por...hallal se qënkeshin barna ...çudibërëse dhe u kishte shpëtuar jetën! Që të jem i sinqertë edhe unë u zura besë ndonse e di se është e pamundur të blihen dhe të importohen ilaçe nga një vend në tjetrin pa dokumente të caktuara shtetërore! Megjithatë ata na siguronin se barnat e mira po shiten në Shqipëri jashtë spitaleve me çmime të larta dhe patjetër duke paguar nën dorë! Sigurisht pyeta veten: Ku i marrin këto barna këta...importues shpirtmirë? Asgjëkundi nuk shiten lirisht pa dokumenta përkatëse madje asnjë shoqëri farmaceutike nuk vë firmën e saj në ilaçe që nuk kontrollohen nga shteti përkatës.. Më kot vrisja mëndjen dhe pyeta djalin në se ishte e mundur të shkoja në Novartis në se mund të ngarkoja një kamjon me barna nga kjo firmë duke paguar para në dorë! Qeshi dhe më tha: as unë nuk mund të marr nga shoqëria një kuti ilaçesh pa dokumenta përkatëse...
Por dyshimi im u vertetua vetëm dy ditë më vonë si kisha dëgjuar portalet shqiptare që ankoheshin për barnat që jipeshin në spitalet shqiptare! Në Durrës (duket se kontrbandistët nuk kishin mundur të korruptonin ose të blinin një doganier ose punonjës i policisë së shtetit...si u kishte shpëtuar?) u bllokua një...furgon i ngarkuar me barna të panjohuar që hynin në Shqipëri kontrabandë për...të shpëtuar pacientët nga ilaçet e spitaleve!!! Sigurisht u habita por mora dhe shpjegimin e duhur: gjithë ajo zhurmë në reportazhet që na bindën se ilaçet e spitaleve janë kot- ishin një pergatitje paraprake që të silleshin ato kontrabandë që të shiteshin sa më shtrrënjte dhe më lehtë nga pacientët në nevojë dhe...syleshë! Kontrabandistët duket se kontrollojnë dhe drejtojnë kanalet televizive dhe portalet (duket se janë pronë të tyre!) dhe i drejtojnë të fillojnë një fushatë kundër sistemit shëndetësor dhe spitalor me qëllim që ata të mundin të shesin mallin e tyre të dyshimtë dhe tejet të shtrënjtë duke mbushur xhepat e bosëve të prodhimit të barnave të paligjëshme me firma të fallsifikuara..por duke u dhënë dhe një bakshish të majme gazetarëve përkatës që bëjnë reportazhe të tilla pothuajse përditë në Shqipëri... Është turp do të thoni...por korrupsioni nuk ka kurrë turp madje nga hera mbështetet tek padija dhe nevojat e njerëzve të thjeshtë dhe syleshë.. Tani u thonë...mos mirrni liaçet që ribursohen ose që ju japin mjekët e ligjëshëm por atë që ne i sjellim në fshehtësi dhe që duket se i blejnë bir para në Afrikë ose dhe në vendet e prapambetura të Azisë me firma të fallsifikuara, ku lulëzon fanatizmi dhe injoranca shekullore... dhe ju t’i paguani sa më shtrënjtë nga të ardhurat tuaja të dobëta! Kur është puna për shëndetin, njerëzit u besojnë murgjëve,priftërinjve dhe hoxhallarëve, do të dyshojnë për ilaçet e shtrrënjta që u ofrohen me kuti të bukura?!! Κjo nuk është histori e re as zbulim i shkruesit të këtyre radhëve madje dhe besimet fetare ngahera janë mbështetur tek injoranca dhe fanatizmi i njerëzve të thjeshtë dhe në nevojë.
Unë nuk e di se si funksionojnë spitalet në Shqipëri- ndoshta kanë shumë mungesa dhe dobësi por mos kujtoni se kudo në botë janë të përsosura. Madje në shumë raste rekllamohen klinikat dhe mjekët privatë- kjo është histori e njohur. Madje dhe kanalet televizive që në përgjithësi janë private, smadhojnë së tepërmi mungesat e spitaleve shtetërore duke mos folur kurrë ose kurrë, për mangësitë e klinikave private... Megjithatë është kriminale të rekllamojnë barnat të kontrabanduara dhe të dyshimta duke akuzuar çdo gjë që ka të bëjë me shëndetësinë shoqërore shtetërore. Korrupsioni shkon krah për krah me kontrabandën dhe duket se në Shqipëri si njëtra ashtu dhe tjetra ecin krah për krah dhe kjo më bën të ndihem i dëshpëruar...dhe duam të shprespojmë se dikur dhe në Shqipëri do të lulëzojë drejtësia dhe e vërteta dhe patjetër përmirësimi i shëndetësisë dhe spitale me barna bashkëkohore- jo çudibërëse se nuk ka të tilla- por për lehtësimin e dhimbjeve të njerëzve...
KRISTO ZHARKALLIU , Athinë 31 maj 2025.
Comentarios