KRISTO ZHARKALLIU: NJË TAKIM I PAHARRUAR DHE E VËRTETA QË NUK U THA KURRË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 20, 2025
- 7 min read

‘’IMPERIALIZMI AMERIKAN’...DHE JUNDAT FASHISTE...
(NJË TAKIM I PAHARRUAR DHE E VËRTETA QË NUK U THA KURRË)
NGA KRISTO ZHARKALLIU.
Prej shumë vitesh., pas Luftës së Dytë na kishin bindur se pas çdo komploti, grrusht shteti apo trazira, fshihej dora e gjatë e CIA-s amerikane. Pothuajse na kishin bindur se për çdo gjakderdhje, fatkeqësi botërore, fajin e kishin të huajt- në përgjithësi amerikanët- dhe se faktori i brëndëshëm ishte thjesht shërbëtor i të huajve. Këtë propagandë nuk e e zhvillonin vetëm në vendet komuniste, të ashtuquajtura socialiste, por më shumë në të ashtuquajturën botën e lirë. Madje na kishin bindur se dhe diktaturat fashiste e Frankos dhe të Salazarit nl Spanjë dhe Portugali kishin pasur mbështetjen e Uashingtonit, kurse për diktaturat e Amerikës Latine dhe në vende të tjera në botë përgjegjës ishin patjetër(!) amerikanët. Në Greqi ku u gjenda pas viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, na kishin bindur se ‘’imperializmi amerikan’’ kishte kultivuar klimën antipopullore, dhe rrëmujën politike që kishte filluar fill pas fitores të Papandreut plak, duke përgatitur shpalljen e grrushtit të shtetit të 21 prillit 1967! Sigurisht të gjithë të ashtuquajturët demokratë akuzonin Amerikën që kishte...organizuar jundën fashiste në Athinë. Ishte shumë vështirë të mendoje ndryshe aso kohe- të gjithë ishin të bindur se në prapaskenë gjëndej CIA!
Pak më vonë , në vitin 1974 një grrusht tjetër tronditi botën: ai i Qipros që nxiti ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në ishullin martir me preteks se donte të mbronte komunitetin turk që banonte atje (rreth 20% të popullsisë) nga bandat fashiste greke që kishin përmbysur pushtetin e mëparëshëm demokratik të presidentit Makarjos. Zhvillimi tragjik të Qipros më prekën shumë se kisha pasur lidhje të ngushte me këtë popull nëpërmjet Profesorit tim të shquar Aristotelis Tamasoklis, i cili më mori nën mbrojtje sapo u gjënda në Athinë me një dashamirlsi admiruese. Profesori i shquar ishte qipriot nga një vend që quhet Tamassos- prandaj dhe mbiemri i tij Tamassoklis. Për mua ishte miku i parë në Athinë dhe ai do të më njihte me shumë intelektualë grekë- duke më ndihmuar ndërkohë për gjuhën greke, por duke më dhënë dhe mësime të anglishtes. Rastësi për mua se pse ai kishte qënë bashkënxënës i Eqrem Çabeut në Austri- për të cilin fliste me dashamirësi të madhe. Duke qënë pra qipriot kisha dashuruar atë ishull të largët për mua aso kohe. Prandaj kur u bë grrushti gjakatar i shtetit për rrëzimin e Makarjos dhe ndërhyrjen e Turqisë, ndjeva një dhumbje të madhe, madje dhe një lehtësi se Profesori im kishte vdekur një vit më parë dhe nuk i pa me syt e tij barbaritë fashiste dhe ndëhyrjen ushtarakisht të Turqisë në ishull. Veçse të gjithë ishin të bindur se kjo gjakderdhje dhe padrejtësi ishte organizuar nga...CIA amerikane!!!
Pata fatin të takohem për disa minuta me Presidentin Makarjos kur kishte ardhur për një vizitë në Athinë (më duket se ishte për ceremoninë e martesës të ish mbretit Konstandin. Profesori im i shquar kishte qënë mësimdhënës të anglishtes dhe gjermanishtes të mbretit të ri, Konstandin) dhe nbatyrisht ishte i ftuar dhe ai e pa të udhës të më mirte dhe mua në një takim me bashkëkombësin e tij, Presidentit Makarjos! Prania ime paraqiste interes të veçantë mbasi Profesori më paraqiste si ‘’Intelektual nga Shqipëria që ka ardhur kohët e fundit’’ dhe në atë kohë çdo gjë shqiptare dukej interesante sikur të vinte nga një planet tjetër- madje ishte dhe koha kur Tirana ishte prrishur me Moskën dhe ishte lidhur me Pekinin. Prresidenti qipriot më pyeti se si shkonin pujnët në Shqipëri dhe si po luftohej feja nga regjimi komunist...pastaj më tha: ‘’ Çështja e besimit fetar është pak problem dhe në vendin tim- e shikoni kemi një komunitet turk të besimit mysliman... Përpiqemi të mbajmë një drejtpeshim dhe deri tani marrëdhënietg e ttë dy komunitetet janë të mirë, n donse faktori i jashtëm po na ngatërron ndo njëhefrë...dhe kurf president është një prift (nuk tha despot) përgjegjësia është më e madhe...më sa di edhe në Shqipëri populli ndahet në tre besime fetare dhe shpresoj të bashkëjetojnë normalisht...’’ E sigurova se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë ndasi fetare, pamvarësisht të propagandës antifetare të regjimit..’’ Kaq dhe u mdamë por mua më mbeti në mënd atë fjali: ‘’faktori i jashtë po na ngatërron’’ por nuk mund ta mirrja me mënd se e kishte fjalën për Greqinë- përkundrazi kisha besuar se e kishte fjalën për Turqinë dhe...CIA amerikane, si ishte zakon aso kohe! Dhe kur në vitin 1974 u bë grrushti i shtetit gjakatar kundër Makarjos-nga junda fashiste e Athinës -, ishim të bindur se prapa këtij aktit kriminal qëndronte...imperializmi amerikan!!! Dhe këtë e besonim shumë vjet ndonse na bënte përshtypje pse nuk po hapej kurrë ‘’Dosja e Qipros’’ në Athinë. Ndonse kisha pasur pohime të ndryshme nga njerëz që kishin marrë pjesë në tragjedinë e Qipros, prap së prapthi, nuk përjashtonim pjesmarrjen ose nxitjen e faktorin amerikan në tragjedinë greke të vitit 1974- që u bë shkak të shëmbet dhe Junda fashiste e Athinës.
E VËRTETA E VONUAR DHE E KUFIZUAR...
Akuzat ndaj ‘’imperializmin amerikan’’ i dëgjonim vazhdimisht nga pushtetarët e Tiranës. Megjithse ata amerikanët-që i quanin imperialistë-kishin shpëtuar Shqipërinë qëkurse Presidenti Uilson i premtoi Fan Nolit se do ta mbronte pavarësinë e Shqipërisë gjë që e bëri, herën tjetër më 1949 (histori që dihet) gjithashtu dhe pas viteve gjashtëdhjetë kur Shqipëria u izolua nga Lindja komuniste deri sa të arrinte në kulmin e ndihmës të kombit shqiptar në KOSOVË! Megjithatë, duke ndjekur shtypin e kohës dhe britmat antiamerikane për tragjedinë e Qipros isha bindur deri diku se atje kishte gisht dhe..CIA. Qiproja është një ishull me një popullsi pak më shumë se gjysmë milion banorë që mori pamvarësinë nga britanikët në vitin 1959 duke vendosur që për mbarëvajtjen dhe kujdesin e pavarësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, të garantohej nga tre shtete: Britania e Madhe, Turqia dhe, sigurisht Greqia që kishte shumicën e popullsisë me kombësi greke. Deri këtu mirë...dhe Qiproja do të ishte një vend asnjëanës dhe demokratik duke vendosur që Presidenti të ishte me kombësi greke dhe nën presidenti me kombësi turke. Sigurisht duke pak absurde se si një vend i vogël dhe ishull pranë Turqisë, zgjodhi si president një klerik- despotin Makarjos. Megjithatë kleriku në fjalë u qëndroi besnik vendimeve, madje u përpoq të bënte dhe Qipron pjesë e treshes asnjëanëse- Tito, Naser, Nehru- të asaj kohe. Makarjos ishte njeri me kulturë dhe demokrat dhe ishte munduar të mos cënohej komuniteti turk megjithëse ‘’Faktori i jashtëm’’ si thoshte përpiqej të minonte harmoninë e vendit. Por kur ai përmendte ‘’Faktorin e jashtëm’’ne menjëherë mendonim CIA dhe..imperializmin amerikan që nuk e shikonte me sy të mirë që Makarjos zhvillonte dhe marrëdhënie të mirë me kampin lindor, kryesisht me BS dhe Çekosllovakinë dhe se Uashingtoni donte që ishullin e Qipros ta inkuadronte në NATO!!! Të gjitha këto na dukeshin normale pas ngjarjeve tragjike në ishull. Thoshim: Kush e solli jundën fashiste në Athinë? Amerika! Kush bëri grrusht shteti kundër Makarjos që nxiti pushtimin e një pjesë të ishullit nga Turqia? Sigurisht CIA dhe Amerika! Kështu na kishte bindur propaganda e kohës ndërkohë që dosja e Qipros mbetej gjithnjë e mbyllur si sekret i lartë kombëtar... Sa të gënjyer ishim! Sa shumë na kishin mashtruar!
Ngahera kisha dyshimet e mia dhe asnjëherë nuk më ka bindur propaganda antiamerikane- se gjoja për të gjitha luftrat sdhe gjakderdhjet përgjegjës ka qënë, CIA dhe Uashingtoni! Dhe ja ditët e fundit më ra në dorë një libër që përpiqet të na thotë të vërtetën. Librin e ka shkruar një publicist i njohur grek ALEKSI PAPAHELLAS me titullin :NË DHOMËN E ERRËT 1967-1974. Në faqet e këtoj librit mësojmë të vërtetën- aq të vërteta që na tregon dhe autori në fjalë- se aspak nuk kishte gisht CIA dhe Amerika në ngjarjet tragjike greke që nga 1965 deri në vitin 1974 Përkundrazi merikanët u përpoqën përherë që të mos krijohen tensione politike- madje periudha 65-67 kur një grup renegatësh (të Bashkimit të Qëndros me Jorgo Papandreun (plakun) kryeministër) në bashkëpunim me pallatin mbretëror rrëzuan qeverinë e ligjëshme të Papandreut dhe krijuan një gjende tejet të tensionuar në vend që u hapi rrugën kolonelëve të zinj (fashistë) të bëjnë grrushtin e shtetit më 21 prill 1967. Aso kohë të gjithë ishim të bindur- falë propagandës antiamerikane të kohës- se diktatura e kolonelëve të zinj iishte nxitur dhe organizuar nga CIA. Si rrjedhojë ishte krijuar në klimë e rëndë antiamerikane në popull që ishte mësuar nga propaganda se çdo gjë e keqe që ngjiste në vend e në botë- nxitej dhe organizohej nga Imperializmi Amerikan! Afërmendsh se edhe për ngjarjetg tragjike në Qipro dhe në vend nga junda e dytë fashiste, kush mund të ishte nxitës dhe përgjegjës? CIA dhe Imperializmi... Dhe ja tani, pas 50 vjetësh vjen Papahellas me librin e tij dhe na rrëfen të..vërtetën. Amerikanët jo vetëm se nuk i nxitën ato ngjarje por bënë ç’ishte e mundur që t’i pengonin kolonelët e çmëndur të ndërmirrnin akte antidemokratike dhe kryesisht të pengonin ndërhyrjen kriminale në Qipro! Ushtarakët injorantë dhe mëndjemëdhenj grekë nuk dëgjonin njeri, ata besonin se ishin të plot fuqishëm dhe kur amerikanët i paralajmëruan se po të rrëzonin Makarjosin nga pushteti me grrusht shteti, kishte rrezik që Turqia të mos rrinte duarkryq por të ndërhynte ushtarakish në ishull ( Shënojmë se Turqia ishte një nga shtetet që garantonte pavarësinë e ishullit) ‘’Gjenerali ‘’ Joanidhis dhe kryesues i Jundës kishte deklaruar: ‘’Në rast se do të guxojë Turqia të zbarkojë në ishull, do të na japë rastin të arrijmë deri në Stamboll!!!’’
Se si u zhvilluan ngarjet e mëvonëshme është e njohur- ushtarakët e jundës jo vetëm nuk...arritën në Stamboll por shpejt u zhdukën nga skena politike greke- pastaj u gjykuan dhe u burgosën...për trimërinë e tyre qesharake. Pas kësaj u rivendos demokracia në Greqi por kurrë nuk u mësua e vërteta, madje akoma shumë besojnë se për ato vite fatkeqe ishte përgjegjëse Imperializmi amerikan. Jo se amerikanët janë të pafajëshëm për mjaft ngjarje në botë, por është e padrejtë që t’u ngarkohen atyre të gjitha prapësitë që ngjasin në botë...Unë nuk di të flas për diktaturat e Amerikës Latine e kudo në botë- ndoshta shëmbull më negativ janë Vietnami dhe Afganistani- por duhet të marrim parasysh dhe faktorin e brendeshëm të çdo vendi. E theksova dhe më sipër se faktori amerikan shpëtoi disa herë pavarësinë e Shqipërisë- por propaganda antiamerikane nuk pushoi për shumë vite. Të mos harrojmë se pa amerikanët sot nuk do të ekzistonte Kosova se Europa plakë do të konsumonte ndihmën e saj me fjalë boshe si e ka patur zakon. Prandaj ndihem i vertetuar duke lexuar librin e gazetarit grek që na verteton edhe njëherë se fajtori kryesor për çdo prapësi dhe mjerim të popujve, kryesisht fajtor është faktori i brëndëshëm dhe më shqetëson kohët e fundit se edhe në Kosovë dhe në mbarë kombin Arbëror po rilind një rrymë e re aqntiamerikane. Shqiptarët sidomos Kosova duhet ta dijë se pa ndihmën amerikane jo vetëm nuk do të ekzistonte si shtet i pavaruar por nuk do të ekzistonte as si popull në trojet e veta.
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 19 shkurt 2025.









Një analizë e bukur, e thellë dhe e gjithahnëshme, vlerë e kulturës së gjërë historike dhe jetësore e autorit. Kristo Zarkaliu, njeriu që si mik që e kam tash 28 vjet, shkruan bukur, jo thjesht shkrime të ditës por edhe studime e romane, mjerisht që nuk janë në rrugën e botimit. Një vrejtje e kam: Kur shkruan për Amerikën dhe mbrojtjen e Shqipërisë, për Uillsonin etj. (jam 100 përqind dakord) shkruaj nja dy rradhë edhe për Leninin që ishte i pari që nxorri nga arkivat e Carit dhe denoncoi Traktatin e Londrës. Gjitha të mirat.
Miku jot Abdurahim Ashiku