Kristo Zharkalliu: ARVANITASIT E ATIKES
- 4 hours ago
- 7 min read

NJË LIBËR QË MË BEFASOi: ‘’FINIKS’’ nga shkrimtari grek H. HOMENIDIS
Nga Kristo Zharkalliu.
ARVANITASIT E ATIKES
Kisha shumë kohë të ndeshesha me ndonjë libër ose shkrim për Arvanitasit dhe më dukej se ishte një çështje e harruar ashtu si po harrohen arvanitasit dhe vllehët kudo në trevat tona. Dikur ishte bërë çështje ditë dhe lexonim pëditë diçka për arvanitasit tanë në Greqi, sidomos pas shëmbjes së jundës fashiste në Athinë dhe na u duk sikur arvanitasit ishin rizgjuar nga një gjumë litargjik ndonse kudo rreth Athinës dhe në Atikë dhe Viotia akoma dhe në Pelloponez gjuhaa shqipe- arvanitase akoma flitej masivisht- madje deri atëhere shumë plaka të këtyre fshatra nuk flisnin greqish por arbërisht si e quanin vetë gjuhën e tyre. Ishte koha kur emigracioni ishte bërë masiv në Greqi- fshatrat po zbrazeshin- të rinjtë shkonin ose në emigracion ose zbrisnin nëpër qytete të mëdha ku gjuha arvanitase nuk kishte përdorim të gjërë madje dhe nuk lejohej në shumë raste. Më kujtohet kur nga fillimi i viteve 60 të shekullit të kaluar kur zbrisnim në tregun e zarzavateve- kishim një dyqan të vogël ushqimor në Kipseli- u befasuam kur pamë se tregëtarët dhe shitësit komunikonin ndërmjet tyre arbërisht kur donin t’ja hidhnin ose të shanin klientët e Athinës që zbrisnin në mëngjes herët qç tç blinin frutat dhe zarzavatet që aso kohe prodhoheshin në fshatrat arvanitase të MAtikës ose dhe më tej. Sigurish gë zohesha dhe komunikoja me ta për bukuri se edhe unë nuk e dija pothuajse aspak gjuhën greke aso kohe Megjithatë ishim të rezervuar se e dinim se në qarqet e pushtetit nuk ishte dhe kaq e pëlqyer gjuha shqipe aso kohe. Madje më kujtohet se në një program televiziv një aktore e njohur që paraqiste një emision- Meri Hronopullu- quhej, duke dashur të inkurajonte një pjesmarrës i cili ndruhej të thoshte se ishte arvanitas- ajo, Meri i tha: ‘’Pse ngurron? Edhe unë arvanitase jam!’’ E ditën tjetër ky emision u ndërpre dhe aktorja e njohur u dëbua nga televizioni... Por me shëmbjen e jundës klima u përmirësua, njerëzit, si rrjedhojë edhe arvanitasit u ndienë më të lirë më të çliruar nga shovinizmi dhe nacionalizmi i verbër që mbizotëronte me jundën por edhe më parë ...
Atëhere u shfaqën figura të shquara arvanitase- me kryesorin Jorgo Marungas, por edhe me Birin e Liapin e shumë të tjerë që i u vunë me zell jo vetëm të studjonion gjuhën arvanitase por edhe ta shpëtonin...madje arrin deri atje të kërkonoin shkolla shqipe duke kujtuar Anastas Kulluruiotin... Më vonë u shfaqen shumjë intelektualë arvanitas me kryesorin Aristidh Kolën që donin dhe shpresonin të shpëtonoin gjuhën ose dialektin e arvanitasve...Pastaj- pas vdekjes të Kolës dhe vërshimin e shqiptarëve në Greqi- ndërsa shpresonim të ripërtërihej gjuha e arvanitasve, ndodhi krejt e kundërta dhe gtani duket se është në shuarje përfundimtare...
Pikërisht në këto kushte na del një shkrimtar i njohur grek - që nuk ka lidhje me arvanitasit- dhe na paraqet një roman që në përgjithësi mirret me arvanitasit e Atikës dhe kryesisht të djepit arvanitas, me Elevsinën...Quhet H(K)ristos Homeinidhis dhe na paraqet romanin FINIKËT’’ që në përbërjen e tij ka arvanitasit dhe udhëheqësin e tyre ZISI BUA (!!!)...Bua? Gjin Bua Shpatën duhet ta keni dëgjuar! E këtu kemi të bëjmë me Zisi Bua sdhe me Lekë Bua...që mbizotëronin, sipas shkrimtarit mbi arvanitasit e Greqisë dhe kjo nbë vitet e fillimit deri në vite tridhjetë të shekullit të kaluar. Madje shkrimtari diku pohon se...’’Kollokotronis ëndërronte dhe dëshironte të krijonte një shtet dygjuhësh...greqisht dhe shqip (arvanitas)...’’ Madje dihet miqësia e udhëheqësit të revolucionit grek me shqiptarët, sidomos me Ali Farmaqis... Duket pra e shkrimtari i ri grek duhet të ketë studjuar mirë ekziste3ncën e arvanitasve, madje heroi i tij kryesor që ‘’nderoi Greqinë’’ nuk ishte tjetër nga biri i ZISIS BUA ! E theksojmë se kemi të bëjmë me një roman- por nuk mund të vërejmë përpjekjet e autorit që të ev identojë ekzistencën e atëherëshme të arvanitasve madje i paraqet si faktor vendimtar për krijimin e shtetit helen dhe për mbrojtjen e tij nga agresorët e Turqisë- sidomos në kohën e diisfatls tragjike të Greqisë më 1897, kur turqit po i afroheshin dhe Athinës për ta ripushtuar, por dihet se fuqitë europjane nuk e lejuan rimëkëmbjen e perndorisë potomane...Sigurisht këto janë të njohura historikisht, por edhe romani i Homatidis nuk i lë pa përmendur sakrificat e arvanitasve që luftonin nën udhëheqjen e Zisis Bua, ka atij i u vranë në luftë të dy djemt e tij...duke mbetur pa trrashëgimtar- por fatmirisht i kishte mbetur djalin e mohuar jashtëligjëshëm që kishte me arvantasen e bukur Lencën të cilin e rriste një arsimtar poet që kishte ai në shërbim të tij që e kishte detyruar të mësonte arvanitasit e vegjël shkrim e këndim- në gjuhën greke sigurisht.. Kësisoj djali i jashtligjëshëm- Paris- u rrit nga e ëma e cila detyrimisht ishte martuar me ....arsimtarin i cili kishte mbetur i ve me një vajzë...Paris pra- i biri i Zisis Bua, ndonse rritej e edukohej nga arsimtari shërbëtor, kishte ngahera kujdesin e Buas- i cili nuk opushonte ta vëzhgonte madje dhe të krenohej me të ...vetëm ai nuk e dinte se i kujt bir ishte, por nuk pushonte të ishte kokëkrrisur si të gjithë arvanitasit me të cilët kalonte kohën në Elevsina... Dikur Paris kur ishte vetëm 17 vjeç i u tek të braktiste Elefsinën dhe të shkojë në Athinë ku banonte e ‘’Motra’’ domethënë e bija e arsimtarit nga gruaja e parë, që kishte braktisur shtëpinë që të bëhej aktore në Athinë dhe që...arriti të mbijetonte duke qënë dashnore e një pseudokonte të pasur nga Korfuzi... Paris fillimisht donte të bëhej aktor= ishte djalë shumë i bukur dhe mjaft i zgjuar por edhe ai arriti të njihet me një amerikane aventuriere e pasur dhe u bë...dashnor i saj! Pastaj i u tek të bëhej poet...
Këtu fillon një histori shumë e lezetëshme- ai sapo ishte kthyer nga Amerika ku kishte udhëtuar me amerikanen dhe Ivi- amerikania e pasur i kishte shtypur në një libër luksoz poezitë e tij nga Amerika pa e pyetur- dhe i shpëndau pa pagesë në qarqet kulturore dhe libraritë e Athinës të asaj kohe.. Duhet theksuar se ngado që shkonte e bënte ndient se dikush e mbronte dhe kujdesej për të- dhe ky nuk ishte tjetër veçse babai i tij i ligjëshëm, Zisi Bua, të cilin ai nuk e pranonte...
Papritur pra një ditë- pasi kishte qarkulluar librëthin e tij nga amerikania- e fton në rezidencën e tij poeti kryesor i regjimit- nuk na e thotë emrin. Ky që e quanin sekretar të përgjithëshëm i regjimit të asaj kohe i tha troç se e ka ftuar dhe don të bashkëpunojë me të se ishte djali i mikut të tij dhe të Venizellosit- Gjeneral Zisi Bua!!! Fillimisht Parit nuk i erdhi mirë – ai donte lavdinë e tij- por përdreq duke u larguar e ftoi në dhomën e saj Beata- vajza gjashtëmbëdhjetëvjeçare e sekretarit... E këtu filloi një histori tjetër. Ndofta nuk do ta përmendnim këtë episod sikur edhe njëherë të mos shfaqej i tmerrëshmi Zisi Bua. Ai në mënyrë të tërthortë kujdesej për të birin e paligjëshëm- dhe si kishte humbur të dy djemt e tij të parë, mendonte se një ditë Pari do të bëhej dhe trrashëgimtari i tij duke e vënë në krye të familjes së madhe dhe të arvanitasve në përgjithësi, pamvarësisht se Pari, si kokfortë arvanitas që ishte nuk donte të pranonte asnjë ndihmë prej tij. Megjithatë e dinte se dora e gjatë e Buasit nga ...Bojati e mbronte kudo, madje dhe kur e kishin çuar në ushtri ai e kishte çuar në një repart ndihmës që të mos rrezikohej dhe kur ai u rrebelua dhe u nis për në front- ishin luftrat ballkanike- u kap rob nga forcat shqiptaro turke- në Janinë- (Turkallvani) i quan ai) menjëherë lëvizi vetë kryeministri grek që ai të këmbehjej menjëherë me një grua turke, kësisoj Paris u kthye shëndosh e mirë në shtëpi falë Buas... Atje pra ku e kishte ftuar ‘’sekretari i përgjithëshëm’’ dhe poeti kryesor athinas, u njoh me të bijën çapkëne 16 vjeçare Beata! Dikur Beata mbeti shtatzënë dhe i ati thërret si i tërbuar Parin dhe i kërkon të divrcohet menjëherë me amerikanen dhe të martohet me të bijën shtatzënë! Ai nuk kishte se ç’të bënte veç të pranonte, kur papritur u ngrit Beata e zëmëruar dhe i bërtiti të atit: ‘’Dhe kush tha se unë dua të martohem me të? Mua nuk më pyet njeri?’’ dhe me këto fjalë u ngrit dhe doli nga dhoma duke lënë të atin të tërbuar dhe të habitur dhe Parin të hutuar... Që ajo ditë Beata u zhduk dhe nuk gjendej asgjëkundi dhe të gjithë kishin besuar diçka tragjike...Askush nuk kishte menduar ekzistencën e Zisi Buas në Elefsinë...ku kishte gjetur strehim Beata e cila, dukej se kishte mësuar nga i ati se i kujt bir ishte Paris- i cili sikur e fshihte prejardhjen e tij fillimisht- dhe Zisi Bua, arvanitasi i zgjuar e kishte marrë në shtëpin e tij dhe duke e ditur se me kë kishte mbetur me barrë Beata- i kishte sjellë mjekët më të mirë deri sa të lindte dhe duke e shpallur zonjë të familjes së tij dhe të bijën- mbesën e Buas- Eleni e vogël – edukohej dhe përgatitej të bëhej zonja e familjes Bua dhe të arvanitasve...Atje e gjeti Paris pas katër vitesh që e kishte qarë dhe harruar! Merret me mënd habia e tij... Veçse Beata, që ishte transformuar Zonjë e shtëpisë së Buas, nuk i dha rëndësi as shprehu dëshirën të rilidhej me të...përkundrazi i u soll ftohtë duke i thënë vetëm se mund të vinte të vizitonte të bijën kur të donte atje në pallatin e Zisi Buas që shihte dhe shpresonte se Eleni do të ishte trrashëgimtari i dinastisë së Buajve dhe se do ta drejtonte me dinjitet e zgjuarsi...Bujatin e famëshëm. Ndërkohë vetë Paris nuk ndryshoi jetë- ishte po ai aventurier dhe kokëkrrisur që financohej bujarisht nga amerikania e tij...
Thamë se kemi të bëjmë me n jë roman. I papritur për kohën tonë patjetër dhe nga një shkrimtar që në dukje nuk ka pasur asnjë lidhje me arvanitasit. Ndjej keqardhje që u njoha vonë me romantet e tij- ka shkruar mjaft të tilla, të gjitha me tema historike ku n ë shumë raste ka dfashur të çmithëzojë mitologjinë e lashtësisë...dhe të mendosh se e kam pasur komshi në Kipseli ku thotë se ka banuar dhe do të banojë gjithnjë... Por ku ta dish? Ndoshta n uk është vonë që dikur të takohemi...Ku ta dish?








Comments