top of page

Hysen S. Dizdari: “SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE”

  • 2 hours ago
  • 2 min read


NË KUJTIM TË 10 VJETORIT SHENJËTËRIMIT TË SHËN NËNË TEREZËS

NËNË TEREZA , SHQIPTARJA QË MËSOI , BOTËN TË DHUROJ DASHURI 

PJESË NGA LIBRI:

“SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE”

Nga:Hysen S. Dizdari

Autori i Librit // Tiranë me, 04.09.2026



Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezës ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 8 vite dhe  ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe  koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.


Duke marrë parasysh, vlerat e larta morale e njerzore të këtij libri, por edhe kërkesat e shumta të lexuesve, vendosem për ribotimin e tij ,me rastin e 114 vjetorit e lindjes dhe 8 vjetorit të shenjëtërimit të Shën Nënë Terezës.

Gjatë këtyre viteve, libri-album: “Nënë Tereza në pullat shqiptare”,botim i viti 2018, ka marrë pjesë, në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe  është vlersuar me 3 çmime (medalje) si më poshtë:

1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019, është vlersuar me medalje-SILVER.

2-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlersuar me-VERMEIL.

3-Në ekspozitën, ndërkombëtare : “Nordia-2019”, është vlersuar me medalje-SILVER.

Në këtë botimin të ri, janë marrë parasysh, mangësit e vrejtjet që ka paraqitur  ky liber në ekspozitat e librit filatelik ndëkombëtarë, duke marrë për bazë  edhe përmisimet e kritereve të vlesimit të literaturës filatelike, të propozuera nga Shoqata Botërore e Autorve në Filateli (AIJP-antar i të cilës jam ).

Me një kujdes të veçantë, janë bërë përmisimët e duhura ,duke marrë parasysh, edhe ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri, të  katalogun , Michel -2024 për  Shqipërinë.

EMISIONI I KATËRMBËDHJETË, EMETUAR MË 4 SHTATOR 2016

Posta Shqiptare emetoi më 4 shtator 2016, një emision të titulluar “Shenjtërimi i

Nënë Terezës”. Ky emision përmban një, pullë postare, me vlerën 120 lekë e cila

simbolizon dritën hyjnore duke shenjtëruar veshjen e veçantë të Nënë Terezës.

Në këtë emision u emetua edhe karlet, (booklet) me vlerë 120 lekë dhe FDC-të.

Ky emision u shtyp në 39 000 pulla postare, booklet 3000 copë dhe FDC 400 copë23. Realizimin e kësaj pulle është frymëzuar nga stili i Rilindjes,

Italiane.

 

Tiranë me, 4 shtator 2026

1 Comment


Guest
4 minutes ago

Bravo! urime!

Besa.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page