Krimi sfidon shoqërinë shqiptare


Vangjush Saro, shkrimtar, poet, kritik, publicist

“Të fortët” e pandëshkuar

Ka disa kohë që krimi rëndon në jetën e qytetarëve shqiptarë sheshit dhe në mënyrën fyese. Në Shkodër, bizneseve iu vihen gjoba, ndërkohë që herë pas here ka vrasje dhe larje hesapesh. Disa nga çunat “e fortë” diktojnë në jetën e qytetit. Po ashtu në Elbasan, në Vlorë. Në Tiranë, ndërtimet e përbindshme dhe aksidentet rrugore e “kurorëzimi i hakmarrjeve” mes bandave, janë bërë barrë për qytetarët. Pa u rënë në qafë njerëzve të ndershëm e që shohin punën e tyre, përgjithësisht tabloja vjen gri: “Të fortët” e pandëshkuar, zyrtarët e pahir, biznesmenët e përkëdhelur, policët e llastuar e, më në fund, fëmijët e çoroditur të gjithë këtyre zotërinjve, janë protagonistë edhe në këto zhvillime.


Këto të gjitha përbëjnë një dallim të madh

Kudo ka ngjarje, bota s’ësht