top of page

Kreu i shtetit flet për zbrazjen katastrofike të vendit


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta, është ndalur dhe një herë tek një nga problemet madhore të zbrazjes së vendit, pasi ai e quan „zbrazjen katastrofike të vendit“. Shkëlqesia e Tij, Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flisnin për largimet masive të të rinjve nga vendi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit. Në postimin. Etij midis të tjerave thuhet: „Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.“

Presidenti i Republikës thotë se ky „është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.“ Duke përfunduar Presidenti i Republikës bën thirrje se tashmë është „Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.“

23 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page