Nga Skënder Sadri KAPITI
Jam krenar që jam kosovar,
Se e kam shpirtin shqiptar.
Nëpër shekuj Kosova ime,
I qëndrove çdo stuhie
Mu në mes të Ballkanit
nuk të mundën kurrë barbarët e sllavit.
Jam krenar me ty, Kosova ime,
Se gjithmonë burra kombi dhe heronj
linde e rrite.
Me gjakun e tyre tokën vadite.
Kosovën, tokën dhe lirinë e shqiptarit,
Zemrën dhe shpirtin e kosovarit
kurrë se mposhti hordhia e serbit e as e sllavit.
Kosova ime:
Edhe pse të rrënuan anëembanë,
Edhe pse të dogjën e të vranë,
Ti, Kosova kreshnike
Qëndrove gjithmonë shqiptare
Edhe pse gjithë Europa
ishte kundër teje,
Kosovë,
Ti gjithmonë qëndrove dhe fitove
Si atdhe dhe si dhe si komb shqiptar.
Kosovë, je zemra e shqiptarëve.
Djepi i lirisë
Je krenaria, fjala, besa e nderi i shqiptarit,
Amanete kwto i ke prej të parëve,
Prej Ilirit, Dardanit,
Arbrit dhe Shqiptarit
Vargje qe dalin nga shpirti dhe atdhedashuria.
Z.Kapiti, kam pyetur shume here veten: perse Kosova ,edhe pas fitimit te pavarsie vazhdon te quhet me emrin sllav Kosove(Kosovo nga serbet), dhe nuk iu ndrrua emri ne Republika e Dardanise? Ndrrimi i emrave eshte praktike nderkombetare e njohur dhe shembujt jane te shumte. A duhet te ndermerret nje nisme e tille?
Aspirata e bashkimit kombetar ne nje shtet te vetem Shqiperi-Kosove, qe ka qene deshira dhe enderra e luftetareve te UÇK, dhe qe do te sillte vetem te mira edhe kundrejt shkeputjes de jure nga pretendimet serbe, pasi Serbia do te kishte te bente jo me me Kosoven por me shtetin e bashkuar te shqiptareve? A nuk duhet te hidhet ne opinio…