top of page

Kozma Gjergji: MASKAT

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kozma Gjergji: MASKAT


Me largimin e pandemisë

I hoqëm

Maskat e detyruara 

Dhe rikthyem në fytyrë 

Të dëshirurart, siç janë: 

Maska që të shpëton nga vetja

Dhe të mbron nga të tjerët, 

Maska që të bën dikushin

Dhe  pëlqehet prej të tjerëve, 

Maska që të mundëson

Të thuash pa frikë 

Gjëra të guximshme 

Dhe të fut në 

Rolin e ëndërruar, 

Maska… 

IKIM

 

Klithi tri herë sirena

Dhe anija u nis. 

Ikim në mërgim. 

 

Sa më tepër 

I largohemi bregut 

Aq më shumë 

Na zvogëlohen në sy

Dhe zmadhohen në zemër 

Brezi pyjor si vizë trishtimi

Në ballin e horizontit, 

Malet e mbështjellë 

Me cohën e bardhë të reve, 

Qyteti-port

Me arkitekturën e dashurisë… 

 

NGA NJË DEGË

Dialogonim

Se ç'e dallonte

Jugorin nga veriori,

Por mendimin

Më të drejtë 

E tha gjyshja: 

Toskë e gegë-

Pemë nga një degë. 

MË THUAJ 

 

Më thuaj

O natë e pagjumë

Si mund 

Ta largoj languan

Nga porta e zemrës

Të asaj që dua

Se nuk e lë të hyjë 

Dashurinë time?! 

SERENATA

 

Si ka mundësi 

Në një serenatë të huaj

Të këndoj 

Dhimbja ime 

E tregojë plagën?! 

 

ÇUDITESH

 

Çuditesh

Si i besojnë 

Asaj goje që 

E bën kaun me viç 

Dhe lopën me dobiç! 

 

CJAPI

 

Miku im, 

Ka mjekër vërtetë

Edhe cjapi, 

Por s'është prift! 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page