top of page

     KORABI


SI VORBULLA E ÇAPONIT

Nga mëndja s'më shqitet Vorbulla Çaponit

Më tundon nga hera ëndrrat me vesë,

Shtjellë e sajë gropë e pa fund,

S'i zija kurrë besë...

Dhe sot masmedia vorbull tjetër,

Politikanë e njerëz i vërtit vërdallë,

Uji i çmendur kthyer në letër

Mua të gjorin më linçon të gjallë.

Gjithfarë gjurmimesh si një Jahova

Verbullohet njerëzia si në përrallë,

Një i çmendur, një popull e bën budalla

Në foltore si një monark i madh.

2022

        KORABI

Dikur shkova atje! Dimëri ishte kryezot

Nga guvat me borë sqepin nxirrnin përreth,

Nga pezm e gjoksit avuj flokë borë

Dhe për çudi, ndjesia ime poet.

Nuk kishte udhë mbi bardhësinë,

 Shqiponjat qiellin çanin me krakim,

Mbi faqe mali një rrugëvijë

Në gjurmë dreri mora me nxitim.

Pyllnajë e bardhë ku koha nuk shterron,

Asgjë s'më vjen nga pështjellim i reve,

Ndjesinë poetike, kjo botë e redakton

Me lapsin e zjarrtë, të një rrufeje.

1974-2023

    NË MITING

Në mitingje ngjajmë me bretkët

Që se shohin njeri tjetrin,

Por guakin pa mbarim;

Pa asnjë qëllim,

Mes dëshirës e pamundësisë

Të fatalitetit jetësorë.

8 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page