top of page

Kopshti i mistereve




Duket se mendja e njeriut është progamuar që gjërat e rëndeshime t’i zëvendësojë me të zakonshme. Kështu bota ndryshon pamje, e mira duket e keqe dhe anasjelltas. Asnjëherë realiteti nuk është i njëjtë për të gjithë.

Kopshti i Edenit, me kalimin e kohës, është kthyer në një histori për fëmijët para gjumit. Studiuesit argumentojnë se shumë nga sëmundjet e botës janë të lidhura drejtpërdrejt me Kopshtin e Edenit. "Toka Zero, për aq sa njerëzimi di, është tregimi i Kopshtit të Edenit dhe lidhet drejtpërdrejtë me Jerusalemin dhe Malin e Tempullit". Edeni është vendi i gënjeshtrës së parë, vdekjes së parë, gjykimit të parë dhe profecisë së parë.

Siç përshkruhet në Zanafillë, kishte vërtet një kopsht, me një Adam, një Evë, një tundim, një rënie, dhe një gjykim. Kjo mund të shihet në të shtatë miliardë njerëzit dhe në kryetitujt e çështjeve botërore të kohës tonë. Pjesë të tregimit janë elementë metaforikë, si gjarpëri që ecën, flet dhe jep këshilla të këqia.

Gjithashtu vendndodhja e vërtetë e Kopshtit të Edenit, që njerëzit gabimisht besojnë se ishte në atë që tani është Irak, ishte në Jerusalem. Bibla dhe shumë studiues pajtohen. Edeni ndodhet në Jerusalem, por në një dimension tjetër, jashtë realitetit, ne nuk e njohim.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page