
Astrit Lulushi
Forma është e mirë, por jo formaliteti. Në përdorimin e formave më të mira ka shumë nga ajo që kemi frikë. Shumë janë të prirur të mbështeten në atë që bëjnë, sesa në mënyrën se si e bëjnë punën e tyre. Është e arsyeshme të pajtohesh me diçka kur ndërgjegjia nuk e ndalon. Ky është kufiri; forma bëhet të paktën virtyt, pjesa tjetër - konformiteti - mund të jetë kurth dhe tundim; mbi të gjitha, është dobësi në qeverisje, dhe liria, gjithmonë çmimi. Konformistët kanë pak për t'u mburrur, dhe aq më pak arsye për të qortuar të tjerët.
Është mjeshtëria e politikanëve tanë, që të vërtetën e veprimeve të tyre ta bëjnë po aq të padukshme sa shpirtin. Po ashtu të dallojnë edhe fjalët nga mendimet e tyre për interesa të ndryshme. S’ka rëndësi se si, por ata e bëjnë.
תגובות