top of page

KONFLIKTI NË NOVELËN “KUKULLA E PALLATIT TË MERMERTË”


SOTIR ATHANASIU

Ese



Tek lexoja këtë novelë, munda ta këndonj atë jo si një rrëfenjë e ndërtuar aq bukur, por si një pjes e kompozuar, ku merrnin hapasirën e tyre të gjitha instrumentat muzikore të cilat herë njëra e herë tjetra, mbiviheshin për të shpërfaqur vetveten, dritëhijet dhe aspak protogonizmin e tyre.

Verehet qe ne krye, jo vetëm i asaj që duan të themi, por edhe topografia e sidomos rrethanat. A janë ato të duhurat, që ne kemi përzgjedhur? A eshte në pozicionin e vet heroina kryesore dhe çfarë përfaqëson ajo?


Pena e shkrimtarit Resmi osmani, aq e njohur tanimë si përshkrues i hollë duket po aq fin edhe në shpërndarjen e ngarkesës si dhe roleve të persona- zheve me të cilat do që të mbrojë idetë e do t’i shpërfaqë ikonat me të cilat lexuesi kërkon të njihet. Α janë ato që ai parafytyron?Shëmbëllësa e bind ndokend? Heroina a meriton mejdanin? Po partneri i saj: a është çunak, apo burrë?.

Vemendja në ndërtimin e tyre, përpara se gjithkush të zërë llogoren e tij, duket se është skicuar që më parë. Madje, heroinës kryesore, duket sikur ai I njeh edhe diagramën e rrahjes së zemrës, ashtu si një kirurg, që përqëndrohet në të gjitha analizat, përpara se të operojë klientin e tij. Se këtu bëhet fjalë për estetikë e aspak për patologji. Prandaj edhe “kirurgu” në këtë laborator arti e bukurie, duhet të jetë jo vetëm anatomist, por edhe piktor dhe eseist fin. Madje të njohë edhe trendin e kohës. Se nuk po kreh baluke, por po gdhend personazhe që duhet të para- qesin kohën tonë dhe t'i rezistojnë asaj.

Zbresim edhe në faqet e kësaj novele, pas këtyre vëzhgimeve të përgjithshme dhe njihemi me delikaten, të butën, të hijshmen, të njomën, të brishtën, kuku- llën e pallatit të mermertë.


Kështu është përzgjedhur uni I veçantë I kësaj novele. Një vajzë gjimnaziste që do të tregojë në vetë të parë shkëndijat e dashuirisë së saj, përgjigjen e një partneri të çuditshëm në profesionin e tij të mercenarit, vijueshmërinë sa të ëmbël e të çuditshme aq edhe me peripeci, jo vetëm të dhunshme deri në mbijetesë, veçse mëse të ndjera dhe aspak letrare.Përkundtazi, të vërteta: deri në mosbesim, të rrezikshme për jetën deri në pasiguri, të lëkundër në vërtetësinë e dashurisë deri në mëdyshje dhe shkelmimin e saj, ndonëse me shumë dhimbje.


Të gjitha këto janë shumë për këtë heroinë, që megjithatë gjen forca dhe energji që të mbajë gjallë shpresën dhe të nund të dalë nga ai ferr ku e shtyu fati. Njohja fare rastësore me njerëz të veseve deri në krim, sidomos nga një e re pa përvojë jetësore, në mos qoftë fatale nga mosbindja e mospranimi I prangave të skllavërimit, patjetër që vuajtje të jashtzakonshme ajo do të sjellë.

Gjetja sa e guximshme për tu futur nën zhgunin vajzëror, aq e bukur për ti folur lexuesit me gojën e saj. Se ngërthehen në fokus çastet e fillesës së një dashurie të vërtetë. Për ato lloje që vijnë me shikim të parë. Por edhe për dyshimet në njëmendësinë e tyre. Shohim me dhimbje kalvarin e një rrëmbimi dhe po të jemi të vëmendshëm në leximin midis rreshtave, sepse e dimë që autori I ka vënë vetes për detyrë( një e vështirë për lëndën që ka në dorë) syçelësinë e kujdesin femëror kur ndermerr hapin e jetës. Prandaj e ve personazhin në labirinthet e rrezikshme të saj. Madje e pjin atë me kurajon për të luftuar. Edhe pse nuk qëndron shpërfillës partmeri I saj. Ai duke ndjekur fillin e Arianës, ridel në çastin dhe kohën e duhur si një burrë I vërtetë.


Tani që lexuesi është njohur me bukuritë e Romës, Parisit, SanRemos, Kamës por edhe rreziqeve dhe kurtheve që mund të ngrihen nga njerëz të këqinj në këto hapësira mrekullie, autori nuk e sheh të domosdoshme ta thellojë dramën me tragjedi, por I jep një “Hepi- end” dhe bën mirë.

-------------------------

SOTIR ATHANASI

Athinë,10.05 2015

57 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page