top of page

"Koka e Plakut"


Eqerem Canaj

Poezi "Koka e Plakut" Plaku i vjeter kerrusur mbi bastun. Bastuni i vjeter dhe i shtrember, me i shtrember se plaku i qytqtit.

Aghere qe, gdhira sapo. Do te kapte urbanin, urbanin qe vjen e shkon, capit plak shkretani.

Bastuni perpara, hapat e tij prapa, prapa jeta e plakut - jete shatra - patra.

Bastuni mbi asfalt : trak - trak - trak!... Kollitet plaku ndercast dhe ngerdheshet.

Bota i nenqeshet!

Pak, edhe pak, edhe nje kembe, borduren per ta zene.

Bastuni trak, kollitja prape, koka shtrak: kapelen rrezon.

Dot s'mund ta ngrere...

C'dreq kapele e kokes se vjeter, bastunit te shtrember i pyllit te keqit!

Castit vrullet makina... Plaku, qe kuptoi, nguton ikjen, koken te shpetoje.

Rrotat mbi kapelen me strehe. Plaku kokerrjepur qane dhe qesh, qesh dhe qane...

Sakaxhiu i rendomte qesh me lojen e Zotit.

Dha kapelen, shpetoi koken, koken dhe bastune se ai i ben dem.

Le te ishte i vjeter, qofte edhe i shtrember.

20 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page