top of page

Kohë joreale


Kohë joreale

Astrit Lulushi


Koha ekziston vetëm nëse ekziston ndryshimi. Përndryshe, kohë nuk ka, ajo është joreale. Dhe pyetja që vjen është - Si përfaqësohet koha?

Pozicionet në kohë mund të renditen nga marrëdhënia e përparësisë; më herët, tani, dhe më vonë. Sot ato janë të fiksuara sepse marrëdhënia e përparësisë - e shkuara me të tashmen me të ardhmen - nuk ndryshon.

Mbretëria e Zogut është gjithmonë më e hershme se dikatura e Hoxhës, e cila është më e hershme se autokracia, pa marrë parasysh se cilin moment marrim si të tashme.

Ndryshimi është thelbësor për kohën. Në një moment, rregjimi i Hoxhës është në të ardhmen, pastaj vjen e tashmja, dhe e shkuara. Për shkak se pozicionet nuk ndryshojnë, dhe për shkak se ndryshimi është thelbësor për kohën, ato nuk përfaqësojnë kohën kur humbasin rendin. Momenti i tanishëm renditet si i kaluar, dhe e ardhmja ndryshon nga e tashmja; në të shkuarën, ajo përfaqëson ndryshimin dhe rrjedhimisht kohën.

Normalisht, që koha të ekzistojë, rendi duhet të ekzistojë. Është kontradiktore që një ngjarje e tanishme të jetë edhe e kaluar edhe e ardhme. Nuk është logjikisht e mundur.

Nëse kohë nuk ka, atëherë kemi kohë të rreme. Dhe kjo është e përkohshme, domethënë, se ngjarjet ndryshojnë nga të qenit e ardhme në të qenit e tashme në e shkuar. Në pamje, koha duket vërtetë joreale.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page