top of page

Kjo është llogjika e arsyes pse Fatmir Terziu na dha librin „AT...një ëndërr e gjatë“



Kjo është llogjika e arsyes pse Fatmir Terziu na dha librin „AT...një ëndërr e gjatë

Timo Mërkuri


Në anët tona djali e vajtonte babain në ditët e mortit, në të dyzetat dhe në ditën e vitit. Kjo ishte ligjësi e pashkruar. Pas një viti, vajtimi shndërohej në logatje, një tip këngëvaji, sa këngë aqë dhe vaj. Tej vitit të dytë logatja shndrohej në këngë isopolifonike dhe këndohej, fillimisht nga i biri e më pas e këndonte kushdo. Kjo ligjësi vijon edhe sot, por sot ka ecur më tejë, vajtimi i të birit(s'ka rëndësi i heshtur apo gjëmimtar) shndrohet në një poezi të bukur, ku celin gonxhet e dhimbjes. Eshtë një vazhdimësi sa llogjike aq dhe befasuese, por gjithsesi është pjesë e jetës dhe sidomos pjesë e traditës sonë, dhimbja krijon art.

Kjo është llogjika e arsyes pse Fatmir Terziu na dha librin „AT...një ëndërr e gjatë“, një përmbledhje vajtimesh të shndruar në poezi, ( dhe për të cilin nuk u shpreh asnjë, vec komenteve të zakonëshme, nga droja se mos i lëndonte plagën autorit, në një kohë që ky vetë e kishte vënë para lexuesit të shpalosur skaj më skaj lotin e tij, dhimbjen, klithmën njerëzore, vajtimin tradicional dhe shndrimin e tij në art)

Në këtë ne libër, unik në llojin e vet në letërsinë artistike, nëpër rreshta të duket se ecën mes gulçeve shpirtërore të poetit që...vajton prindin. Po të lexosh me vëmëndje ato poezi, të vjen natyrshëm që t'i shtosh vargut të mesit apo të fundit atë klithmën gjëmëtare oi, oiiii...të vajtimit. Ajo aty është, e mbuluar me një vel të tejdukshëm poezie, në një qoshe te vargjeve, si plakat në dasmat e mbesave, që qeshim me gojë e qajnë me shpirt.

Unë e di që Fatmiri do shkruajë ende shume poezi të tilla, për një kohë të gjatë duke na shkaktuar dhe neve një gulç rrënkimi gjatë leximit. Por kjo është jeta, prindërit tanë dhe në ikje na mbjellin në shpirt filliza të bukur të artit, pavarësisht se vetë ata s'kanë qenë poetë apo nuk kanë lexuar me pasion poezitë tona. Ata janë prindërit tanë që na mbollën në shpirt farën e të bukurës, pavarësisht se kur mbin ajo, pavarësisht se mbin, rritet e cel gonxhe përmes një dhimbjeje. Dhimbje si ajo e lindjes së fëmijës.



…në poezi ka vetëm mall

Fatmir Terziu


Nëse mbi këtë tufë ende përlotem

prej zemrës sime del Baba

një ditë, të jap fjalën, do të mundohen ta ndal

loti nuk qenka shaka

e pakta, ku s'mund të them më fal,

e pakta, që meket jashtë çdo brenge…

nga lart sikurse e sheh…

… e pakta që mund të dhuroja në udhëikjen tënde

një dakordësi që s'e fsheh,

nuk i duroj dot gjerbjet nën plazmë të përskuqur

Ti më rikthen në kohën e forcës

Ti më lë të fluturoj në krah pëllumbash

me Fjalën tënde në ndjesinë orbit rreth botës

në damarët e qiellit që i shkel

vetëm Ti

më jep brenda dhimbjes një magji

dhe unë si mund ta fsheh këtë buqetë

nëse do të përlotem sërrish

nëse do nëm kohën që të mban në ëndërra

nëse do kërkoj nga dielli rrezen e artë

të shkruaj

e të rishkruaj

e të riiiiishkruaj

e pakta kaq mund të ishte një dhuratë

e përse duhet ta vuaj,

e përse duhet të mbetet një lëngatë

më pas bekimi zbardhet përditë

e natën e bekon të bëhet ditë… e s'ka më natë

edhe pse jetojmë ende me Covid

në poezi ka vetëm mall…



80 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page