Një miku im më sjell nji shkrim (lajm) interesant për kohën të botuar në nji gazetë të vitit 1929.
Një grua kërkon punë!
Kjo ndodhte 92 vjet më parë në Elbasan. Në një prej numrave të saj të muajit prill 1929, në të përditëshmen “Gazeta e Re”, tërhiqte vëmendjen në faqen e parë titulli “Një grua shqiptare kërkon nëpunësi shteti”. Ishin vitet kur në shumicën e saj, gruaja shqiptare rrallë dilte nga shtëpia e jo më të kërkonte punë në institucionet e shtetit. Ndaj edhe lajmi do të bënte bujë të madhe për kohën. Zonja Luli Qemali nga Elbasani, gruaja e drejtorit të postëtelegrafeve të këtij qyteti, i kishte paraqitur një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Postëtelegrafeve duke i kërkuar të emërohet në një vend pune në Elbasan. Ky ishte rasti i parë jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë vendin, kur një grua kërkonte punë në një institucion jo arsimor, ku kishte gra të punësuara si mësuese. (Kjo tregon se gra(zonja) të emnacipuara të Elbasanit, donin të zinin vendin e merituar në atë shoqëri maskiliste të kohës.sh.im)
Fotoja e mëposhtëme s'ka të bëj me lajmin. Kjo është Sara Blloshmi, ish gruaja e ushtarakut Selahedin Blloshmi.
Comments