top of page

"KINEZI PLAK"


Poezi nga Eqerem Canaj

"Kinezi plak" Salla zbukuruar ekstra, vajza perri e djem lastare, flamure shqiptare e kineze, diskutimet moren zjarr...

Plaku aziatik hyri qet.

Soje brohorinte ajo koference, kamerat ndiqnin drerin ne stepe.

Kur zjarri shpertheu flake e flaka dogji prushin, ne foletore ngjiti kinezi plak, fjala e tij zjarrin perpushi...

Perkthyesi, qe s'e bente mire gjuhen, ligjiraten ia beri lemsh.

I ra bomba ligjiratorit te ndjere, inatcorin e shtriu pertoke: vreri, sedra, te tjere e te tjere...

Ne zemer i ra atak!

Ah- et pushtuan sallen, stolat kuq- blu ngriten ne kembe benin t'i frynin ne goje viktimes...

Flamuretaret kryet ulen, c' emer vdekjes t'i vinin?!

Policia ne ngutin e casteve, vringelliu hekurat ne hakrri, iu leshuan perkthyesit te ngrate. Foletorja u shthur...

Konferenca shpalli zi!

Qysh atehere ne qytetin e djellte, qyteti qe detin e mban ne pellembe, ne memorjen e tij te shtrenjte ka regjistruar edhe nje kenge...

Kenge kenduar nga djemte e fshatit Per"Rrugen e mendafshit"...

Kamerat ndjekin dreret ne stepe!

* Ne nje konference shqiptaro _ kineze.


Poezi "S'ben qumesht ajo dallendyshe"

Te xhamia e qytetit gri po thahej rrapi madheshtor. E diktuan zogjte e pyllit, shpejt moren arratine.

Po njerezit nuk e bene, nuk e bene ate marrezi.

Ia thane te parit te vendit, te ndriturit mendjear, mund te jetonin pa xhami, por pa rrap s'ishte pare.

Kryepari, sa cak- fap, e mbolli qytetin me rrap.

Si rrapi, si njeriu te njejten klime duan. Njeriu mbillet mbi toke, jeten per ta zbukuruar.

Dhe rrapi gjithashtu, natyren per ta lulezuar.

Rrapi i zgjat rrenjet thelle, njeriu gjetheron si rrapi, nder dekada jep- merr, kur nje dite dorezon mandatin.

Ndaj kryepari, gjeri i gjate, e beri Shqiperine rrap.

Mund te ndodhte edhe ndryshe qe te mbillej portokalle, ndofta edhe ullinj apo arra...

E mbolli rrap, mos i mbifte fara!

S'ben qumsht ajo dallendryshe!

29 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page