top of page

Kastriot Kotoni: Isak Singer kundër ekstremizmave fetar



Isak Singeri “NOBELISTI”” me origjinë hebreje në librin e tij  “I PENDUARI” në faqen 111 shkruan si më poshtë:- Nga njëri ntakim te tjetri, nga një ftesë te tjetra, gjeja kohën të hyja vjedhurazi në ndonjë sinagogë. Ç’është e vërteta , ka shumë hebrenj që lutetn në Tel Aviv.  Shumë prej tyre u mësojnë fëmijëve Shkrimet e Shenjta, historinë hebreje, Mishnahun, dhe ndonjë grimcë nga Gemara. Shumë  prej tyre festojnë shabatin dhe hajnë vetëm ushqim kosher. Por sa më nga afër i vëszhgoja këta lloj hebrenjsh, aq më shumë, ndihesha sikur atyre u mungonte forca për t’i mbajtur larg e për t’i ruajtur fëmijët e tyre nga materializmi që mbretëronte mbi tokë. Ky lloj hebraizmi nuk ishte në shumicën e rasteve një hebraizëm që kishte lindur dhe I kishte rrënjët në besim, por ishte një si biçim rutine dhe nga njëherë një detyrim i bazuar në përkatësinë partiake. Ishte një lloj hebraizmi i ftohtë apo i vakët. Nëpër sinagoga pata rastin të bisedoj me shumë besimtarë. Asnjëri prej tyre nuk zotëronte atë lloj besimi, që mund t’u bëjë ballë flakëve të përvëluese të Qoftëlargut. Ata i përfundonin lutjet e tyre dhe fill pas kësaj , roja i sinagogës u vinte kyçin. Këtu nuk pashë shtëpi studimi ku djemtë e vegjël të recitonin plot afsh Talmudin, siç bënin njëherë e një kohë në Varshavë apo në Dublin. Djemtë me kësulkat e vogla të ngecura në majë të çaçkave, baballarët me mjekra të shkurtuara (ose të rruara taze me depilatorë), mamatë pa parukë, vettëm që ishin njerëz të mirë sa s’bëhet, por kurrë nuk mund të bëheshin luftëtarë të vërtetë kundër Qoftëlargut. Ata i përkisnin partisë fetare. Djemtë edhe vajzat e tyre kryenin shërbim ushtarak. Në përgjithësi lexonin po të njëjtat gazeta si ato që nuk ishin fetarë dhe shkonin të shihnin së bashku po të njëjtët filma si të tjerët. Nga njëra ditë në tjetrën, ata thithnin e gëlltitnin gjithnjë e më tepër materializëm, së bashku me tërë ambicien botërore. Shumë prej tyre faleshin faleshin vetëm për shabat, ose për festa e shënuara.

Isak Singeri “NOBELISTI”” me origjinë hebreje

Gjashtë milionë hebrenj qenë djegur, qenë torturuar, qenë zhdukur nga faqja e dheut. Dhjetëra milionë armiqsh i kishin zënë pritë Shtetit të Izraelit dhe mezi ç’prisnin të shfarosnin dhe ata që kishin ngelur,që s’kish mundur t’i shuante Hitleri. Ish-nazistët në Gjermani pinin birra dhe flisnin hapur për masakra të reja. Në Rusi dhe në Amerikë, po rritej një brez që e kishte harruar se ç‘qe hebraizmi dhe që ishte shndërruar në ateist, apo gjysëm ateist. Shumë hebrenj anembanë botës u shërbenin idhujtarive të majta, ndiqnin moda të çmendura, apo qenë bërë  pasues teorirash të rreme. Ata qenë bërë më materialista sesa materialistat vetë, nganjëherë edhe më paganë sesa vetë paganët. Edhe  sikur të qe e vërtetë një Zot, i cili do të mund të na dërgonte një Mesiah, një Shpitimtar, kishte shumë pak vetë për të cilët ia vlente ta sillje…

Në një pasazh tjetër të këtij libri përshfaqet e gjithë fabula e librit, nëpërmjet dialogut të personazheve e tërë ideja e autorit me pyetjen se ku po shkon ky brez? Prishila një vajzë me origjinë hebreje vjen në Izrael për të mësuar gjuhën hebreje, ndërkohë është njohur me të “Penduarin”, Jozef Shapiro dhe kanë bërë dashuri në avion. Takohen sërish në Tel Aviv, njëri për t’u kthyer në udhën e Zotit dhe tjetra për të plotësuar hobin egjuhëve të huaja.

Po pse u dashka patjetër që t’i shërbeni një idhulli, xhanëm- U habit Prishila.

-Unë nuk i shërbej askujt!

i shërbeni që çke me të! Ju harxhuat vite të tëra për të mësuar gjuhë të huaja! Ju dhe lloji juaj shkuat dëm jetën tuaj për kënaqësi, që nuk janë aspak të tilla! Njerëz si ju bëjnë operacione plastike për të shkurtuar hundën! Ju luftoni dhe  përpiqeni  më kot, pa shpresë, bëni një luftë të humbur kundër plakjes! Shumë vetë si puna juaj humbën jetën në emër të komunizmit, nazizmit, apo të ndonjë “izmi” tjetër. Çdo parrullë boshe, çdo teori idiote ka nevojë për viktimat e veta, dhe kurrë nuk kanë munguar vullnetarët për t’u sakrifikuar! Spitalet dhe burgjet mbarë janë të mbushur plot e përplot me njerëz që sakrifikojnë veten për një grusht me dollar, për një femër, për një lojë të rrezikshme, për një garë me kuaj, për hakmarrje, për drogë dhe dreqi e di se për çfarë tjetër! Çdo lloj shpikje e re kërkon viktima të reja të panumërta! Automobil ka vrarë deri tani miliona njerëz! Edhe aeroplane gjithashtu, nuk është gjë tjetër veçse një ëngjëll i vdekjes! Alkoli vret me miliona të tjerë! Me mijëra gra vdesin nga aborti! Burra dhe gra të panumërt kanë vuajtur dhe kanë vdekur dhe vazhdojnë të vdesin prej sëmundjeve veneriane! “Idhulli”, të cilit dua t’i shërbej është një idhull i jetës dhe i besnikërisë! Ai nuk kërkon viktima! Nuk është një Molok tjetër! Gjithçka që na kërkon është që të mos e ndërtojmë lumturinë tonë mbi fatkeqësinë e tjetrit.

- Kjo që po përshkruani ju është moral dhe jo fe!

- Nuk ka moral pa fe! Nga të gjitha gënjeshtrat e kësaj bote humanizmi është më e madhja! Humanizmi nuk I shërben një idhulli , por të gjithëve! Që të gjithë ishin humanist të mëdhenj: Musolini, Hitleri, Stalini! Po atdhetarët në vende të ndryshme, çfarë janë? Qindra e mijëra anglezë u shuan jetën vetëm e vetëm që Viktoria të mund të mbante mbi kokë kurorën e perandoreshës! Vetëm një Napoleon çoi drejt vdekjes miliona njerëz në mënyrë që të vinte edhe ai një kurorë mbi krye! Hebrenjtë e devotshëm , Talmud Jude nuk i shërbyen kurrë ndonjë mbreti apo princi! Ata u dërguan me forcë drejt vdekjes, por të paktën nuk shkuan me vullnetin e tyre të lirë!

Njëri prej pasioneve më të pakuptimta të njeriut modern është të lexuarit e gazetave në mënyrë që të marrë vesh të rejat më të fundit. Lajmet janë përherë të këqia dhe të helmojnë jetën, mirëpo njeriu modern nuk mund të jetojë dot pa helmin e tij. Ai duhet të dijë gjithçka mbi vrasjet, ti marrë vesh të tëra përdhunimet. Gazetat nuk i mjaftojnë. Kërkon lajme të tjera në radio apo television. Revistat botohen dhe përmbledhin të gjitha lajmet e javës, dhe njerëzit lexojnë sërish se çfarë ka thënë aksh idiot. Ethet e çmendura të politikës kanë kapur edhe të ashtuquajturit ortodoks tanë. I vetmi mesazh që trumpetohet me të madhe në çdo artikull dhe histori:- Jepni para! – Ata kanë nevojë për shuma të pafund për të ndërtuar jeshiva, për të mbajtur në këmbë,- Siç e thonë dhe vetë-hebraizmin! Është një gënjeshtër e gjallë! Jeshivat e mëdha, ushqim Puna është se po iu përshtate njëherë botës , nuk mund t’i përshtatesh Zotit. Ata fëmijëqë mërmëritin në hebraishten moderne, me atë shqiptimin sefardik, herët a vonë do të lexojnë gjithë ata librat e fëlliqur që po përkthehen këtu.

 E ndërkalla veten time me pasazhe të këtij libri përkthyer mjeshtërisht nga  Ervin Shvars për të qenë syhapur ndaj çdo ekstremizmi, siç e ka vënë në gojën e Jozef Shapiro shkrimtari Nobelist Isak Singer, si më poshtë….

Megjithëse u rrita në gjirin e ekstremistëve, të cilët mendonin dhe ndjeheshin njëlloj si ai hebreu i revoltuar, prapëseprapë nuk mund të pajtohem me të se ka një arratisje përfundimtare prej dilemës njerëzore, një shpëtim të përhershëm që zgjat përjetë. Forcat që na sulmojnë janë shpeshherë shumë më të zgjuara se çdonjëra prej mbrojtjeve tona të mundshme; kjo është një përpjekje që nga djepi deri në varr. Të gjitha përpjekjet tona mbrojtëse janë të përkoheshme dhe të vlefshme për t’i bërë ballë një sulmi të veçantë dhe jo për t’ia dalë mbanë gjithë luftës morale. Nga ky këndvështrim, mendoj se qëndresa dhe përulësia, besimi dhe dyshimi, dëshpërimi dhe shpresa strehohen njëkohësisht në shpirtin tonë.

 

Përgatiti Kastriot Kotoni

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page