Kasam Shaqirvelaj: ATJE LARG...
- May 22
- 1 min read

ATJE LARG...
(Thellësive të mendimit)
"Vështrimi yt, hudhur horizontit
Që kumbueshëm flet pa fjalë
Ajo pikturë e shpirtit bohem
Detin e thellë, e ngren në valë.
Kujtimet mbeten strehë e vetes
Vuajtjesh e gëzimesh të shkuara
Ato enden shtigjeve të jetës
Disa qiri drejt, e ca harqe të lakuara.
Ca pistave ti ecë më i fortë
Sa herë që shpresa të prin
A disa udhëve shkel pa forcë
Ku vrushkuj plagomash, unin ta shqyejnë.
E dhimbja ushqim shpirti mbetet
Si relikt i moçëm që mbajnë brezat
Shtigjeve të Atdheut amshueshëm tretet
A dimrave të mëdhenj ua shkrin krahnezat.








Comments