Kasam Shaqirvela: ÇEKANI NDËRGjEGjES
- Feb 22
- 1 min read

ÇEKANI NDËRGjEGjES
Sa herë që ndjenjat më trokasin në sedër
Mendimet më varen për qepalla kujtimesh
Atje në lashtësi më bulëzon një ëndërr
Sikurse vetë Hyji të më bënte dhëndër.
Shpresa hyjnore në dhimbje-gatim
Sa gjakut blu qelizat në shtim
Çekani ndërgjegjes i mëshon në trazim
Ngutet i djersitur të mos ketë vonim.
© Kasam Shaqirvela








Comments