Kasam Shaqirvela: MES JANARIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 1 min read

Në janarin përplot me acar...
Ku ngathet e ngrin çdo gjë e gjallë
Më ngroh nga brenda një si zjarr
Kujtime e mbresa, rrudhat në ballë.
Dhe kur Janari bëhet kallkan
Edhe shpirti dridhet në trup
Por flakë e zjarrit që prek tavan
Akullin e zemrës, e shkrin e humb.
Peng i kujtimeve mbetem...
As mosha madje nuk i fshin
Dhe po të ndërrojë stina vetëm
Ata më presin, aty do të rrinë..!
Prapë shumë borxhe i mbeta jetës
Se nuk ia lajta dot në kohë të mira
Po aq sa munda i dhash të vërtetës
Nga dhomëza shpirti të dëlira...
Për hir të viteve në reshje...
Dhe borës që majat mbulon
Lajeni borxhin tuaj në heshtje
Ndaj qiririt të djegur që tymon.









Comments