top of page

Kasam Shaqirvela: MALl E MLlEF...


MALl E MLlEF...

Dhe ti je si një plagë e hapur

Që endet botës së ç'orientuar

Për kujdesjesh dot s'rri e kapur

Që të mos dhembë shpirti i harbuar.

*

Malli e mllefi kur të tradhëtojnë

Nga gabimet që i bëre dikur

Zemër e shpirt fort po të lëngojnë

Por e mbajnë fshehur nën lëkurë.

*

Sytë e mbushur si qiell i hapur

Nuk e rigojnë lotin e krypur

Un e gjen boshtit i janë kapur

Në kërkim Lirie shekujve shtypur.

*

Sot, s'ke kujt t'ia hapësh zemrën

As dhe shpirtin t'ia shpalosh…

Se demonët ta gjuajnë thembrën

Tumbat udhës kur t'ia rrafshosh.

*

Ta shtrojnë rrugën plot me ferra

Punë sizifçe të del më kot

Dhe orteqet t'përplasen te dera

Po s'u nënshtrove s'mbijeton dot.

*

Dhe ti je e mbetesh si gjithmonë

I paepur e s'të mund tufani…

Në luftë titanësh me demonë

Mllef e mall, në një, t'i mban xhani.

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page