top of page

Karafili


ree

Karafili

Fatmir Terziu


Njerëzit e mi. Tanët njerëz kanë kohë që presin

presin me mendje e ëndrra Karafilin.

Karafili është një fyll dy metra i gjatë,

kërcell trup, si zakonisht

i ndjeshëm, i agimtë me ditët e tij

këmbët e ngatërrojnë me hijen. Thuajse çdo pasdite

udhëton mes të padukshmes, vetmisë dhe vragës

ndërsa shet modën e fundit të maskave

me staturën e fundit të fjalës.


Pensionistët kanë lënë radhën e pensioneve

thurrin lavde me mendje sipas kohës,

duart i kanë të zëna. Torbat i kanë të rënda

plot me maska,

maskat janë të gjitha të modës…


Dhe ata janë njerëzit e mi. Tanët njerëz janë dhe pensionistët

presin ta duartrokasin si në kohën tjetër

presin të kalojë pranë tyre ky Karafil

ende çdo pasdite për ta është e njëjta gjë e vjetër,

recitojnë me vete Majakovskin: „Njëshi është zero dhe fil“


Duart u dridhen nuk mund t'i shkruajnë ndonjë letër

presin të shtrojnë sofrën por më kot

kafshata e bukës poshtë maskës devijon mënjanë

disa nuk do të hanë nëse Karafili nuk vjen pranë.


Kjo kohë kalon në të njëjtin rit përditë

por, maskëshitësi i ri ende quhet Karafil.

1 Comment


Kostandin Vogli

Shume e bukur, me shume kuptim per kohen.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page