top of page

Kampion bote në shkëputje!


Presidenti Ilir Meta ka uruar peshëngritësin Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Me një postim në Fcebook, Meta shkruan se ky është një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve.


Briken Çalja nderon Shqipërinë dhe ngre lart flamurin, shpallet kampion bote në peshëngritje


Kampion bote në shkëputje!

Nënkampion bote në shtytje!

Nënkampion bote në dygarësh!


Briken Calja ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes. Botërori i Peshëngritjes ka nisur në Uzebekistan në datën 7 dhjetor dhe po vazhdon ende. Calja ia doli që të ngrejë 156 kile në shkëputje duke marrë kështu vendin e parë. Pasi ngriti me sukses 152 kile në provën e parë, ka dështuar në të dytën me 154 kilogramë. Ndërkohë në provën e tretë do t’ia dilte me 156 kilogram për të marrë medaljen e artë. Në të njëjtën kategori garonte edhe Erkand Qerimaj që ka ngritur tre kile më pak.

Bota ka sot kampionin e saj të ri në peshëngritje! Ai është elbasanasi nga Shtërmeni, Briken Calja. Urime kampion!

55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page