top of page

Kampioni im


Rexhep Shahu

Kampioni im, deputeti Flamur Hoxha

Deputeti me rreth 10 mije vota, Flamur Hoxha, kampioni im, nder deputetet me më shume vota demokratesh ne Shqiperi, na ben krenar te gjitheve dhe na perfaqeson gjithe kuksianeve kudo ku jane, me dinjitet. Me 9159 vota qe shumekush nuk i sheh as ne enderr, ai buzeqesh lehte, nuk shet mend, nuk mburret, nuk te nxjerr syte, nuk di te thote une, une, une... eshte i heshtur, i thjeshte, i bute, i paqte, me ze te ulte, melodioz, te ngrohte, qe skuqet kur flet me tjetrin, qe druhet mos lendon kend kur flet, qe te sheh ne sy, qe i buzeqesh tjetrit e ofron miqesi e miresi me sy, me pasuri qe nuk ia ka lakmi askujt, pasuri e vene pa shtet, pa tendera, pa para publike, por me maje gjilpere ne prodhim veshjesh per treg boteror, antikomunist - antikomunist real me gjysh te pushkatuar jo para 100 vitesh apo kur ka hyre komunizmi, por ne 1975 kur ka qene 6 vjec dhe shetisnin bashke me gjyshin, i rritur ne internim deri kur ka ardhe demokracia, pinjoll i nje familje dinasti per Kukesin e jo antikomunist - komunist, te tipit komuniste, kocixoxiste te denuar nga partia e qe pastaj vetquhen antikomuniste, sic eshte shumica e te vetquajturve antikomuniste qe Enverin e donin dhe nuk e fajesonin dhe ne gjyqe deklaronin se ia linin amanet femijet partise e Enverit... qe nga burgjet i shkruanin letra ndjese e ndihme Enverit dhe i uronin jete te gjate, dhe nga burgjet dolen më enveriste se sa ishin kur hyne ne burgje. Flamur Hoxha kampioni im deputet qe provoi linçimet, perbuzjet por dhe miresine njerzore, qe provoi emigracionin dhe e konsideroi shkolle jete jo thjeshte per te fituar leke po per te mesuar se si fitohet me pune, me me shume vota, me rreth 10 mije vota demokratesh te Kukesit, te Kukesit te Havzi Neles e te Muharrem Bajraktarit antikomunistit te fundit real shqiptar qe ka marre fryme ne Shqiperi deri ne gusht 1946 kur ishin eleminuar apo zhdukur antikomunistet e tjere gjithkund ne Shqiperi, eshte shkolle suksesi qe duhet perkrahur, njohur se per modele te tilla ka nevoje shoqeria e demokracia jone. Kampioni im deputet nuk na u shpif ne fushate neper ekrane televizive ne lajme e emisione duke u bere neveri me thirrjet votomeni mua, votoni numrin tim. Jo! Edhe pse kontributor i ndjeshem ne Partine Demokratike qe ne themelimin e saj, nuk ia nguli kurre thonjte ta shqyente ate, nuk i nguli kurre thike ne shpine PD pse nuk e gradoi sepse Flamuri eshte demokrat rrace nuk eshte tregtar postesh e karrigesh, eshte fisnik dhe si i tille shkelqeu ne zgjedhjet e kaluara ne Kamze ku mori vota me shume se cdo kandidat tjeter, shkelqeu ne organizim strukturash partiake ne Tirane, Lezhe, Mirdite, Kurbin etj. Flamur Hoxha nuk eshte me ato demokrate qe emeron, nxit apo perkrah qeveria, qe i krijon e shpik qeveria per agresion ndaj ashtit te PD. Flamur Hoxha eshte ashti i PD, nuk eshte me nepunesit e matrapazet qe shqyejne te perndjekurit politike. Flamur Hoxha i takoi njerzit, sy me sy, foli me njerzit, i degjoi, i nderoi, nuk i mesoi, nuk i keshillonte, ne cdo takim bente thirrje votoni Partine Demokratike, votoni numrin 9. Nuk therriste rrugeve e ekraneve me votoni mua, votoni numrin 1. Ai ne Tropoje thoshte votoni PD dhe Isuf Çelen, ne Has votoni PD dhe kandidaten e Hasit, Shyrete Koka te PD. Ai bashkebisedoi njerzisht me zemer e me shpirt me kuksianet, hasjanet, tropojanet, bisedoi sy per sy, me te madh e te vogel sepse ai e ka thjeshtesine e madheshtine te dije te jete njerzor me te gjithe. Sjellja e fjala e tij nuk linte askund vend per hipokrizi, dyshim, shtirje dhe keshtu ua fitoi besimin e voten njerzve. Me 10 mije vota kuksianesh ai eshte kampion, me votat e atyre njerzve kampione, qe demokracine e kane bese, e kane natyre, vlere, dinjitet, me votat e atyre njerzve qe historia e Shqiperise i ka vene ne prova te renda me shume se te tjeret e ata kane hyre gjithmone krenare e me dinjitet ne histori, te atyre njerzve qe para pak vitesh bene protesten model te kufiri i ri i shqiptareve ne Kalimash, qe kryeministri i tronditur nuk merrte dot fryme ne mikrofon as nje dite pas, te atyre njerzve qe ne histori njihen per mikpritjen e ndritshme te viteve te krizes e luftes per Kosoven, te atyre njerzve qe ngriten digen e qendreses ne Lumen Termopile shqiptare ne nentor 1912 dhe ia mundesuan Ismail Qemalit ta ngrinte flamurin me ndihmen e pushkes austriake, te atyre njerzve qe provuan ne nentor 1913 si askund ne hapsirat shqiptare masakrat serbe, holokaustin e pare ne historine e Europes, ku brenda pak oreve u masakruan mbi 2400 kuksiane dhe sot tek deshmitari prane Memorialit te Kujteses ngritur me gure pllanga gjaku ne Kukes si nje gur varri per 2400 viktimat qe na i ka vra Serbia, e kane heqe deshmine ne anglisht e ne shqip te Dimitrije Tuceviqit se sot turperohet Serbia e ndoshta dikush ia ka bere qejfin Serbise dhe e kane heqe per turpin tone deshmine Masakrimi ne Lume... dhe autoritetet zyrtare heshtin... Te kishte dikush votat e Flamur Hoxhes do te ishte duke na dale nga ekranet e televizioneve dhe te na ulej ne divanet e shtepive tona, ishte duke na dale nga ekranet e celulareve e te na perplasej ne fytyre. Por jo, kjo nuk ndodh me Flamur Hoxhen i cili duhet nderuar e falenderuar edhe ne ekrane televizionesh per thjeshtesine, fisnikerine, qetesine, maturine dhe elegancen. Faleminderit kampioni im. Faleminderit kuksiane qe votuat kete vlere perfaqesimi.

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page