Kalorësi im
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 31, 2019
- 1 min read

Nga Silvana Berki
Kalorësi im,
edhe pse Troja është dy pëllëmbë qiell larg, taborret e mërzive kanë zënë pritë tryezës së qiejve, e si pleqtë e vjetër kuvendojnë duke numëruar tespitë, për të vendosur shtegëtimin e radhës, Nuk ka portë, se po të kishte do të hyja si rrezja e diellit që thyhet vetëm kur e prek ti, me buzët e tua.
Comments