top of page

Kadri Tarelli: Me librin e saj të fundit “Ka ndodhur e do të ndodhë”

  • 13 hours ago
  • 7 min read

 

 

Ndofta ka ardhur koha që qytetarët dhe pushtetarët e këtij qyteti heroik (Vlora), që gjithmonë kanë ditur të vlerësojnë kontributet kombëtare, t’i ngrenë një të tillë statujë. Në nderim të përpjekjeve të pareshtura, si për të përjetësuar mjaft figura të lëna në harresë. Gjerdani į saj, janë librat që ka botuar”.

Shpendi Topollaj.

Citat nga libri “Ka ndodhur e do të ndodhë”. faqe 219.

 

VILHELME VRANA HAXHIRAJ

Me librin e saj të fundit “Ka ndodhur e do të ndodhë”

Esse. Publicistikë.5.

Pak dit më parë, në fillim të Qershorit 2026, doli në qarkullim libri “Ka ndodhur e do të ndodhë”. Ese. Publicistikë. 5, të shkrimtares së mirënjohur vlonjate Vilhelme Vrana Haxhiraj. Me këtë libër të fundit plotësohet seria e 72 librave, të botuara në 30 vjet krijimtari, që nga viti 1996-2026.

Libri u botua por Vivra, kjo shkrimtare e madhe, e nderuar me shumë tituj e çmime në Shqipëri e nëpër botë, nuk arriti ta shikojë e ta shijojë daljen në dritë të krijimtarisë së saj më të fundit. Ajo ndërroi jetë, më, 30 Prill, 2026.

Libri është goxha į rëndë në pamje, me rreth 410 faqe, por į rëndë edhe në mendim, pasi brenda tij flasin e kuvendojnë me shkrimtaren rreth 100 personalitete të letrave shqipe, si Prof.. Dr. Eshref Ymeri, Akademik me banim në SHBA, Fatmir Terziu, drejtues į portalit “Fjala e lirë” dhe revista “Albanian post”. Londër, Sokol Demaku, nga Suedia, Gëzim Marku drejtues į portalit “Zemra shqiptare” në Zvicër, Baki Ymeri nga Bukureshti, etj, etj, Prof. Dr. Murat Gecaj, Dr. Mujë Buçpapaj, poet, Kryetar į “Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë”, njëkohësisht drejtuesi į gazetës “Nacional”, nga Tirana. Në këtë linjë ka shumë autorë nga Durrësi, Vlora, Elbasani, më tej nga Dardania Prizreni e Prishtina.,,,,,, etj. Nëse do vazhdoj të përmend emra do më duhet të kopjoj disa faqe libri, të cilët gjithsecili nga ne do t’i gjejë shtruar qetësisht këtu nëpër faqe libri. Të gjithë me vlera atdhetarie e letrarie.

Para se të ndalem te përmbajtja dhe vlerat e këtij libri, më duhet të them dy fjalë për ballinën, një model roboti, į ideuar nga vetë autore Vivra. Ndërsa unë e perceptoj si një pikturë moderniste “kubistë”, të cilën pa mëdyshje e titulloj, ”Pasqyrë e thyer” e artit modern. Pamja dhe  këndvështrimi të shtyn në fantazi, por mua më ngjan më shumë me paraqitjen grafike të vetë jetës së shkrimtares Vivra, znj. fisnike me rrënjë e degë nga familjet fisnike të Kaninës. E shoh dhe gjej përafërsi: - Një jetë e thyer, e copëtuar, ndëshkuar, e harruar, e shkërmoqur nga diktatura për 50 vjet. Mbase e kam gabim, por kam përshtypjen se edhe “kubizmi” si art modern, në një farë mënyre pasqyron e shpalos shpirtin thyer të artistit piktor.

Ndërsa në kapak të pasmë, ka një gjetje interesante, do të thosha të rrallë. Një lloj homazhi në letërkëmbim, kushtuar përkthyesit spanjoll Ramon Sançez Lizaralde, i cili e njihte mirë gjuhën shqipe, pasi kishte studiuar në U.T Tiranë. Ai përkthente në shqip dhe spanjisht lehtësisht letërsi të bukur dhe me vlera letrare-artistike.

Libri hapet me një poezi të poetit durrsak Agim L. Bajrami. Për kënaqësi të këndonjësve, po shkëpus vetëm katër vargje:

........


Nga libri į parë gjer tek į fundit,

Tashmë është bërë një mal.

Heronjtë çdo natë i’a prishin gjumin,

Por ajo prapë nuk u ndal.. Agim Bajrami. “Shkrimtares Vilhelme Vranari”. Faqe. 3.

Fill në faqen tjetër dy pyetje sa të lehta për t’u bërë, po aq e vështira për të marrë përgjigje: “A do bëhet Shqipëria.....?”, pyet Reshat Kripa, į cili më tej shton një pyetje tjetër po kaq të rëndë: “Kur do të ndodhë që të kujtohen vlerat e vërteta kombëtare..?!”.

Po e kap fillin nga pyetja e dytë: Shkrimtarja e nderuar duke qenë në një ndjesi të përbashkët që shqetëson çdo intelektual të ndershëm e fisnik, përgjigjet duke botuar librin “Elitat e mohuara, krenari e kombit”, ku janë përfshirë 99 personalitete të mohuar, të harruar, të baltosur apo të ndëshkuar, për t’i humbur emri pa nam e nishan. Nuk ka vepër më të bukur dhe me vlera atdhetarie, se ky libër, që e quaj “Enciklopedi”, ku njerëzve të ditur e të ndritur i ka ngritur përmendore në letrat shqipe....! Po më thoni ju lutem, sa nga këto figura të lëna pas dore janë nderuar, sa kanë zënë vend në literaturën shkollore, për t’u bërë pjesë e kulturës mbarë qytetare Shqiptare........etj, etj?!

Ndërsa për pyetjen e parë, ka një shtjellim të gjerë, ku shkrimtarja jonë Vivra, si atdhetare e thekur, përgjigjet me një lloj idealizmi si rilindasit e hershëm: - Po do bëhet...... do të vijë ajo ditë......! Dhe më tej zbret me këmbë mbi dheun tonë të shenjtë, dhe thotë:

. Si fillim, - të ndalet përçarja shoqërore, klasore, që çuditërisht ushqehet e po vazhdon edhe sot  e kësaj dite. Një mjet që į vlen vetëm një grupi të vogël në pushtet dhe, për të ardhur keq, u shërben boll mirë armiqve të kombit, që nuk janë të pakët.

. Më tej: - Shqipëria bëhet, pse jo, nëse çdo shqiptar udhëhiqet nga synime e mendësi të mira apo pozitive për jetën, ndërkohë ka një botëkuptim të qartë për atdheun dhe kombin!

. Në vazhdim: - Pa harruar dhe pa nguruar të shtojë: - Të gjitha realizohen, vetëm kur t’i themi ndal shovinizmit në Ballkan........!

Nuk ka nevojë të hyj më thellë. Përmbajtjen le ta shohë, ta këndojë e ta shijoj secili për qejf të vet, sepse këtu janë shkrime që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi në pjesën më të madhe është publicistikë e pastër. Ndaj më duket me interes, të them pak fjalë mbi natyrën e shkrimeve dhe të vetë autores.

Jam një njohës i pjesës më të madhe të veprës së znj. Vivra, madje kam shkruar artikuj për çdo libër të kënduar, diku -diku edhe hyrje libri, apo komente mbi krijimtarinë e autorëve të ndryshëm. E gjitha kjo më ka ndihmuar të krijoj një lloj portreti letrar dhe artistik të shkrimtares.


Së pari, Vivra është shkrimtare me individualitet të thekshëm, jo vetëm në romane, novela apo studime historike, shkencore e filozofike. Një fushë kjo e lëvruar aq mjeshtërish dhe shkencërisht, që do të mjaftonte të merrte nderime që į meriton, jo më pak se të tjerët. Kam bindjen se Vivra nuk ngjason me asnjë krijues apo krijuese tjetër në letrat shqipe. Kështu që nuk ka vend për krahasim apo ngjashmëri. Ndërkohë sa për nderimet, diku janë prishur ose janë hequr shkallët......!

Së dyti: Ajo ka krijuar stilin e vet të të shkruarit, veçanërisht në publicistikë dhe analiza letrare. Kurdoherë udhëhiqet nga parimi, se mendimet e veta t’i ballafaqojë me të tjerët, në formë bisede, duke dhënë e duke marrë anët më të mira dhe më të dobishme. Fusha e letrave është kaq e gjerë, sa nuk į gjendet fundi. Mjerë ai që nuk njeh kufijtë e vet.

Së treti: Si askush tjetër mbron me fanatizëm çështjen kombëtare. Këtu nuk bën lëshime, as marrëveshje fjale. Për të Mëmëdheu dhe Shqipëria Etnike është dhe mbetet e shenjtë dhe e shtrenjtë. Nuk e teproj të them se edhe aty ku nuk na į rok mendja, do të gjesh atdhetarizëm. Ja dy vargje të një kënge popullore qindra vjeçare, që godasin fort edhe në ditët e sotme: “... dhe, nëse vdes andej,/ të më bien në Shqipëri”. Faqe 199. 

Më tej: Kujtesa shumë e mirë dhe frymëzimi e çojnë autoren drejt një letërsie të bukur, plot fantazi të mbështetur në jetën tonë të përditshme, ku secili do ta gjejë veten të përfshirë, duke bërë pyetjen: - Po unë ç’qëndrim do të mbaja, si do veproja dhe si do t’i jepja zgjidhje.....?!

Analiza e krijimtarisë letrare nuk mbaron këtu, ndaj po ndalem edhe te një veçori dalluese, si krijuese me botë të madhe shpirtërore. Në çdo shkrim do të ndeshesh me fjali apo fraza, ku ka mendim të ngjeshur, si lloj citatesh, për temën që trajtohet. Nuk është e lehtë që një shkrim prej disa faqesh, ta përmbledhësh në një fjali apo frazë....!

Nuk e teproj të kujtoj një hollësi të vogël: Para do kohësh, duke folur në telefon, į them: Shkrimi më pëlqeu, sepse në brendësi ka disa shprehje të bukura, plot filozofi, histori, shkencë dhe lëng jete. Shprehje që mund të përdoren lirisht dhe gjerësisht për të ilustruar shkrimet tona. - Vivra qeshi. Nuk më dha përgjigje. Ndërsa unë u ndjeva disi ngushtë, sepse nuk u kujtova me kohë, që natyrisht ngadalë, pjesë- pjesë, t’i mblidhja ato shprehje që më pëlqenin dhe sot do të kisha botuar një libër me emrin e saj. Është një detyrë që mund ta zgjidhë koha...., sepse kam ndjesi që vetë Vivra është kujdesur t’i mbledhë e t’i sistemojë për botim. Do të ishte një vlerë e shtuar në dorë të lexuesit.

Së fundi, pasi fundi nuk duket gjëkundi, po shprehem për një nga librat më të veçantë: “Kush jam unë......!?”, të cilin e quaj pa mëdyshje, “Pasaporta” për të hyrë në Parajsë. Dua, por nuk mund të kursej fjalët, pasi ky libër dallon nga forma më shumë se përmbajtja, ndryshe nga shumë libra të këtij lloji, si kujtime apo jetëshkrim, shkruar e botuar nëpër botë. Kush e ka kaluar nëpër duar këtë libër, duke e kënduar më nge, më jep të drejtë.......!

Autorja Vivra në bashkëpunim me gazetarin Gëzim Marku, kanë gjetur mjeshtërisht të shpalosin jetëshkrimin, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të menduara mirë, ku përfshihet jeta, shkollimi, puna, lodhja, varfëria, ndalimi apo persekutimi, goditja dhe ngritja, veprimtaria shoqërore e politike dhe më e rëndësishme krijimtaria. Është një pasqyrë dhe bashkëbisedim me gazetarin, por më shumë me vetveten, duke rrëfyer ashtu thjesht të gjitha ndodhitë, të bukura, të hidhura, të shëmtuara, të lumtura, të provuar, të pësuar e të shijuar ashtu jetësisht, duke į thënë botës se vetëm duke luftuar fiton mbi të keqen, mbi nënshtrimin, fiton lirinë e shpirtit dhe të fjalës.

Ajo që e bën të veçantën në të gjithë krijimtarinë e saj, është merita e autores, që vuajtët e një kombi në diktaturë, t’i shndërrojë në art, në një lloj letërsie tjetër, si askush më parë.

Shkrimin po e përfundoj, duke sjellë pak fjalë ngushëllimi nga studiuesi dhe kritiku Fatmir Terziu, i cili nga afër ka ndjekur me përkushtim të gjithë krijimtarinë e autores, madje i ka kushtuar, jo vetëm shkrime të çastit apo komente të ndryshme, por edhe studime të mirëfillta shkencore e letrare:

- “Sot, ndërsa e përcjellim me dhimbje, na mbetet kujtimi i saj, fjala e saj dhe vepra e saj. Dhe ndoshta kjo është forma më e bukur e pavdekësisë: Të jetosh në mendjen dhe në zemrën e atyre që të kanë lexuar, të kanë njohur dhe të kanë dashur”.

Vivra, shkrimtarja jonë e dashur dhe e nderuar, me veprat që le, į ngrite vetes piedestalin dhe monumentin e pavdekësisë.  

Do na mungosh gjatë, ndërsa kujtesa mbetet në përjetësi.

 

Kadri Tarelli

Durrës. Mes qershori, 2026.

1 Comment


Guest
4 hours ago

Përshëndetje dhe falënderim qëpiblikuat këtë shkrim në. .nder të shkrimtares së Madhe Vilhelme Vrana Haxhiraj. Vepra e saj mbetet në përjetësi si ikonë e letërsisë së bukur që flet e dëgjon Shqip.

Faleminderit z. Fatmir, mik i yni dhe i shkrimtares Vivra, e cila po na mungon dhe do na mungojë gjatë.

Miqësisht.

Kadriu.

Durrës

Qershor 2026.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page