top of page

Ka ndërruar jetë Sami Hidri, i dashuruar me shkrimin dhe poezinë


Ka ndërruar jetë Sami Hidri, i dashuruar me shkrimin dhe poezinë


Nuk e njihja nga afër, por njihja fshatin dhe mjaft fshatarë ët tij të nderuar, me të cilët më lidhnin studimet dhe puna ime. Ishte nga Rodokali i Sipërm, në rrethin e Pogradecit, zona e Mokrës dhe natyrisht lidhjen na kishte bërë Poezia e tij, dhe dashamirësia e Shefqet Mekos. Normalisht ishte i thjeshtë në komunikim, i sjellshëm dhe prurjet i kishte me një gjuhë të thjeshtë e komunikuese. Pata rastin ti botoj disa poezi dhe dia t'ia redaktoja për të bërë më shumë udhë në këtë drejtim. Dhe ai kishte mjaft udhë për të bërë, por që fatkeqësisht udha e tij u ndërpre papritur.

Sami Hidri, 59 vjeç, ndërroi jetë i qetë pranë me familjen më 1 nëntor 2021. Samiu lindi më 24 janar 1962, në Rodokal të Shqipërisë nga Barjam dhe Sanije Hidri. Ai u takua me gruan e tij të dashur, Liljanën, ndërkohë që ndoqën fakultetin në Tiranë dhe u martuan në vitin 1988.

Pasi mbaroi fakultetin dhe shërbeu në ushtrinë shqiptare, Samiu filloi një karrierë sipërmarrëse në Shqipëri. Ai aspiroi të bëhej shkrimtar, apo gazetar dhe pasionin për të shkruar e vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij.

Samiu dhe Liljana filluan familjen e tyre në Pogradec të Shqipërisë dhe pak pas lindjes së djalit të tyre të dytë, u transferuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999. Samiu dhe Liljana punuan shumë për të krijuar jetën që dëshironin duke ruajtur lidhje të forta me rrënjët e tyre shqiptare. Ata shpesh organizonin takime me miqtë dhe të afërmit shqiptarë në zonë dhe ktheheshin në Shqipëri për të vizituar familjen çdo disa vjet. Samiut i pëlqente të udhëtonte për të parë botën dhe të shëtiste për të shijuar kohën në natyrë.

Samiu ka lënë pas gruan e tij, Liljana; djemtë, Endri (Jorie) dhe Kosta; mbesa, Iris; vëllezërit e motrat Guria, Fidania, Xhemilia, Meritan; shumë mbesa dhe nipër, familjarë të gjerë dhe miq shumë të dashur. Samiut i paraprinë prindërit dhe vëllai i tij, Musa.

Kontributet përkujtimore mund t'i drejtohen familjes në kujdesin e Overton Funeral Home, 501 West Ashland Ave, Indianola, IA 50125.

51 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page